Foto: Takimi i Albin Kurtit me Olaf Scholz, Emmanuel Macron, Josep Borrell, Miroslav lajčák. Charles Michel. në Bruksel, 26 tetor 2023
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka reaguar në lidhje takimet e ndara të liderëve të Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe të tjerë zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Michel shkruan se kthimi në normalitet i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësore.
“Me Josep Borrell dhe kolegët e BE-së takuam kryeministrin Albin Kurti dhe më pas presidentin Aleksandër Vuçiç. . De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor.-shkruan Michael.
Lajmi kryesor:
Dialogu/ Nuk ka marrëveshje në Bruksel, Borrell: Palët i vunë parakushte njëra-tjetrës, s’patën gatishmëri për pajtim
K.M/ReportTv.al