Presidenti i Këshillit Europian në Tiranë, Berisha: Rama gjen pretekst veton bullgare për ngecjen e negociatave, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e BE

20 Maj 2022, 12:34| Përditesimi: 20 Maj 2022, 13:38

  • Share

 

Sali Berisha ka komentuar vizitën e presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel. Ai tha se kjo tregon një mbështetje për vendin tonë, por sipas tij Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave dhe këtë e tregoi raporti që miratoi Parlamenti Europian një ditë më parë. Berisha tha se Rama gjen pretekstin se Shqipërisë nuk i hapin negociatat për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

"Sot në Shqipëri është presidenti i Këshillit Euripian,  e mbështes vizitën e tij, por ajo çfarë duhet të shtoj është kjo, falënderoj gjithashtu se një vizitë është mbështetjen por për e amës për të paraqitur murin bullgar i si pengës për hapjen e negociatave për Shqipërinë, është muri i krimit i vjedhjeve, drogës ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktorë që mbyllin dyert e Shqipërisë për hapjen e negociatave, jam këtu për ti bërë thirrje be dhe vendeve anëtare, të hapin negociatat me Shqipërinë, siç tregonte me objektivitet rezoluta e BE, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet por mendoj se hapja e negociatave dhe qëndrimi në kapitujt përkatës për kushtet është mënyra më e drejtë në mënyrë që qytetarët shqiptarë të vetëdijesohet se ku qëndron shkaku i vërtetë për bllokimin, tek mosplotësimi i kushteve”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha për gjyqin në Francë me Blinken: Ka dy faktorë kundër meje! PD ‘non grata’ në PPE? Qëndrim personal i deputetit të CDU-së, mos ndërhyj në punët tona


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?