Kaja Kallas, Antonio Kosta dhe Marta Kos në Ukrainë, 1 dhjetor 2024

Bota

Presidenti i Këshillit Evropian, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Komisionerja për Zgjerim vizitojnë Kievin

1 Dhjetor 2024, 08:54| Përditesimi: 1 Dhjetor 2024, 09:00

  • Share

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos po vizitojnë Kievin, ku do të takohen me Presidentin Volodymyr Zelensky.

 Zgjedhja tejet simbolike përkon me ditën e parë të punës së Komisionit të ri Evropian.

“Në ditën tonë të parë në detyrë, ne jemi këtu për të dhënë një mesazh: ne jemi në anën e Ukrainës, ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht që nga dita e parë”, tha Costa.

Nga ana tjetwr, autoritetet ruse thanë në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes se kishin neutralizuar 29 dronë ukrainas mbi katër rajone të Rusisë në orët e para të ditës së sotme.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore në shërbim përgjuan dhe shkatërruan 29 mjete ajrore pa pilot [UAV] ukrainase: 20 mbi rajonin Bryansk, shtatë mbi rajonin e Kaluga dhe një mbi rajonet Smolensk dhe Kursk secila”, raporton agjencia Interfax.

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?