Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro dhe postimi i tij

Bota

Presidenti i Kolumbisë: Kreu i mafias shqiptare të drogës, Dritan Gjika donte të më vriste! Grupi i tyre vrau dhe një prokuror

28 Maj, 23:02| Përditesimi: 29 Maj, 00:34

  • Share

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka hedhur akuza të rënda përmes një postimi në platformën “X”, duke pretenduar se kreu i mafias shqiptare të drogës në Ekuador, Dritan Gjika, i arrestuar më 26 maj në Abu Dhabi, ka tentuar ta vrasë. 

Sipas Petro, rrjeti mafioz, i udhëhequr nga Gjika, kontrollon një grup të madh kriminal, përfshirë prokurorë, zyrtarë të inteligjencës dhe portin strategjik të Buenaventura-s në Kolumbi. Nga ana tjetër ai shkon edhe më tej, duke e lidhur këtë grup me vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci në vitin 2022, ngjarje që tronditi rajonin.

"Kjo quhet bordi i narkotrafikut, me seli në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI-së, portin e Buenaventura-s. Janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të fshehin autorët intelektualë të vrasjes brenda prokurorisë. Kanë tentuar të më vrasin, por pa sukses."-shkruan Petro 

 

Dritan Gjika kreu i mafies shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador, është arrestuar në 26 Maj në ë Abu Dhabi për llogari të Ekuadorit. 47-vjeçari Dritan Gjika, kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, sipas të dhënave të tij të migracionit. Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave narkotike në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë). 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 29/05/2025 12:17

    ti je njishi i kartelit

    Përgjigju
  • Toni: 29/05/2025 10:21

    Shqiptaret jane shkaktare dhe per ngrohjen globale, ndoshta dhe per termetet e fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?