Kosova & Rajoni

Presidenti i Kosovës: Isa Boletini na la porosi bashkimin kombëtar

23 Janar 2019, 16:22| Përditesimi: 23 Janar 2019, 16:24

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në përkujtim të 103-vjetorit të vrasjes së Isa Boletinit, thotë se porosia e tij ishte bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë.

“U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini.

Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”.

Në situatën e tensionuar ku ndodhet Ballkani Perëndimor sot, deklarata e presidentit të Kosovës pritet që të sjellë reagime të forta nga Serbia.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?