Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri. Rama në një postim në rrjetet sociale, ka shpërndarë edhe fotot nga takimi.
“Kënaqësi të mikpres Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs”, shkruan Rama në Facebook.
E pranishme në takim ishte edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali. Spiropali e cilëson vizitën e tij si një moment miqësie mes dy vendeve, që hap horizonte të reja bashkëpunimi, por dhe një dorë mbështetjeje për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
"Mikpritëm sot në Tiranë Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.Një moment miqësie mes dy vendeve tona, i cili hap horizonte të reja bashkëpunimi në fushën e sigurisë si partnerë në #NATO, dhe një dorë e rëndësishme mbështetjeje në rrugëtimin europian të Shqipërisë.", shkruan Spiropali.
Komente
