Presidenti i Ligës Profesioniste jep dorëheqjen: Bojkoti i futbollit e kreu misionin

18 Janar 2021, 17:04| Përditesimi: 18 Janar 2021, 17:05

  • Share

Presidenti i Ligës Profesioniste Edvin Libohova ka dhënë dorëhqjen nga posti që kishtë. Ai ka konfirmuar për Report Tv se nuk do të udhëheqë më Ligën, e cila në 2020 u fut në bojkot për 4 kërkesa financiare ndaj qeverisë.

Arsyeja e dhënies së dorëheqjes është pamundësia kohore për të mbajtur këtë post, pasi Libohova është me profesion ekonomist.

Nuk dihet ende nëse Libohova do të vijojë të jetë zëvëndës presidentit i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi ky është një tjetër post që ai ka patur gjatë kësaj periudhe. Libohova e cilëson si mision të kryer detyrën e tij sidomos gjatë periudhës së bojkotit të Superligës, duke deklaruar se ‘herët a vonë do të ketë një ligj funksional që do të ndihmojë futbollin’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 18/01/2021 17:30

    .... dhe tani do te strehohet ne ndonje Parti Politike per tu bo plitikan qe te mbroje pasurine e tij dhe pse jo te pasurohet me teper....

    Përgjigju
  • Paku: 18/01/2021 17:25

    Bravo, e kreve misionin sepse "heret a vone do te kete nje ligj per futbollin", fale bojkotit te famshem qe i beri futbollistet çorap. Po kur? Sa per dijeni, as heret as vone s;'do na marre malli per drejtues si ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?