Mahmoud Abbas në OKB

Bota

Presidenti i Palestinës i drejtohet botës nga Konferenca e OKB-së: Izraeli ka bërë gjenocid! Hamasi nuk do ketë asnjë rol në qeveri

25 Shtator, 16:07| Përditesimi: 25 Shtator, 16:25

  • Share

Presidenti i Palestinës dhe i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas, ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila po zhvillohet në New York. Pjesëmarrja e tij është mundësuar virtualisht pasi i është ndaluar hyrja në SHBA gjatë samitit vjetor.

Referuar luftës së ashpër që po vijon mes Hamasit dhe Izraelit, Mahmoud Abbas u shpreh se Izraeli po kryen gjenocid ndaj popullit palestinez duke i detyruar të zhvendosen nga territori i tyre si dhe duke i lënë të uritur deri në vdekje.

“Izraeli ka vendosur një rrethim mbytës mbi një popull të tërë” dhe ka shkatërruar më shumë se 80% të shtëpive, shkollave, spitaleve, kishave, xhamive, objekteve dhe infrastrukturës. Izraeli nuk është "thjesht një agresion, por një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit që është dokumentuar dhe monitoruar.

Do të regjistrohet në librat e historisë dhe në faqet e ndërgjegjes ndërkombëtare si një nga kapitujt më të tmerrshëm të tragjedisë humanitare në shekujt 20 dhe 21", tha Abbas.

Mahmoud Abbas vendosi theksin dhe tek planet e Izraelit për të ndarë në dy pjesë Bregun Perëndimor dhe për të izoluar Jeruzalemin.

"Qeveria ekstremiste izraelite vazhdon të zbatojë politikat e saj të vendbanimeve... e fundit ishte plani i ndërtimit për E1, i cili do ta ndante Bregun Perëndimor në dy pjesë dhe do ta izolonte Jerusalemin e pushtuar nga rrethinat e tij dhe do të minonte opsionin e zgjidhjes me dy shtete, në një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit."

Presidenti palestinez ka falënderuar gjithashtu të gjitha shtetet që njohën pavarësinë e Palestinës.

"Në emër të popullit palestinez, dua të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për të gjitha shtetet që kohët e fundit e njohën shtetin e Palestinës dhe ato që synojnë ta njohin së shpejti shtetin e Palestinës", thotë Abbas.

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja Australia ishin të parat shtete që njoftuan njohjen zyrtarisht të pavarësisë së Palestinës e më pas me ta u bashkua dhe Franca, Belgjika, Luksemburgu, Malta, Monako, San Marino, Andorra dhe Danimarka.

Duke përfunduar fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, Mahmoud Abbas i thotë OKB-së se palestinezët nuk do të largohen nga atdheu i tyre.

“Flamuri i Palestinës do të valëvitet lart në qiellin tonë si simbol i dinjitetit, i vendosmërisë dhe i të qenit i lirë nga zgjedha e pushtimit. Palestina është e jona. Jerusalemi është perla e zemrave tona dhe kryeqyteti ynë i përjetshëm”, tha Abbas.

Abbas paralajmëron se nuk mund të ketë “drejtësi” derisa Palestina të jetë e lirë dhe shton se është koha që bashkësia ndërkombëtare “të bëjë të drejtën për popullin palestinez”.

"Si përfundim, u themi bijve dhe bijave tona në atdhe, në mërgim dhe në diasporë, se pavarësisht se sa shumë na rrjedhin plagët dhe pavarësisht se sa zgjasin vuajtjet, ato nuk do të na e thyejnë vullnetin për të jetuar dhe për të mbijetuar. Agimi i lirisë do të lindë. Ne nuk do t'i lëmë tokat tona. Populli ynë do të mbetet i rrënjosur si pemët e ullirit, njësoj si shkëmbinjtë. Ne do të ngrihemi nga nën rrënojat për të rindërtuar", përfundon presidenti palestinez.

Mahmoud Abbas i tha OKB-së se Autoriteti Palestinez është gati të mbajë përgjegjësi të plotë për qeverisjen dhe sigurinë në Gaza, duke shtuar se Hamasi nuk do të ketë asnjë rol për të luajtur në qeverisje. Sipas Abbasit, palestinezët nuk duan një shtet të armatosur.

K.B/A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?