TIRANË-Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi është parë sot në dyert e SPAK-ut. Numri 1 i klubit të kuq, ka hyrë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme, ku ka qëndruar për rreth 1 orë.
Në prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Demi mësohet se është thirrur për tu marrë në pyetje për një çështje që është nën hetim, si person që ka dijeni për çështjen.
Demi është parë në shoqërinë e avokates së tij Antoneta Sevdari edhe pse zbulohet se ai i është përgjigjur pyetjeve pa praninë e saj.
Gaz Demi nuk ka dijeni, kot bejne zhurme. I bejne presion per thaset me evro te Rameve
Përgjigju