Presidenti i PPE-së, simotra e PD: Dënoj shembjen e Teatrit në Shqipëri

18 Maj 2020, 16:10| Përditesimi: 18 Maj 2020, 16:11

  • Share

Presidenti i Partive Popullore Europiane, simotra e PD-së në Shqipëri, Donald Tusk në një postim në rrjetet sociale dënon prishjen e Teatrit Kombëtar.

"Unë dënoj prishjen e teatrit kombëtar në Tiranë, shkon kundër vlerave evropiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent. Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm.

Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Unë shpreh mbështetjen time për partinë tonë anëtare, PDSH, në betejën demokratike për një Shqipëri më të mirë" thotë ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?