Lionel Messi

Presidenti i PSG flet për të ardhmen e Messi-t: Është i lumtur! Mund të qëndrojë edhe një sezon tjetër në klubin tonë

8 Dhjetor 2022, 19:14| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 19:18

  • Share

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi thotë se është i bindur se Lionel Messi do të zgjasë qëndrimin e tij me klubin kur të diskutohet për të ardhmen e tij në janar ndërsa kontrata aktuale skadon në fund të sezonit.

Duke folur për Sky Sports News , Al-Khelaifi buzëqeshi kur u përmendën raportet e fundit që sugjeronin se Messi mund të transferohej në skuadrën MLS në fund të sezonit dhe këmbënguli se kapiteni i Argjentinës është i lumtur në Paris, ku po kalon një sezon të mirë për liderët e Ligue 1.

Messi, i cili ka ndihmuar vendin e tij në çerekfinalet e Kupës së Botës, i skadon kontrata në verë dhe Al-Khelaifi tha se në janar do të diskutohet qëndrimi i tij në PSG.

"Ai është shumë i lumtur, ju mund ta shihni këtë me ekipin kombëtar. Nëse një lojtar nuk është i lumtur, mund të shihni performancën e tij jo të mirë për kombëtaren. Ai bëri një paraqitje fantastike këtë sezon për ne, ka shënuar shumë gola dhe asistime për kombëtaren. Ne ramë dakord së bashku që pas Kupës së Botës, të ulemi së bashku. Por të dyja palët ana jonë e klubit dhe ai janë shumë të lumtur, kështu që ne do të flasim pas Kupës së Botës", tha Al-Khelaifi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?