Kryetari rajonit të Lombardisë në Itali Attilio Fontana zhvilloi një seri takimesh me zyrtarë të qeverisë shqiptare, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Shqipërinë.
Në një konferencë për shtyp në rezidencën italiane, ai tha se ka shumë investitorë të Lombardisë që kanë ngritur bizneset e tyre në Shqipëri, por mundësitë janë të shuma edhe për investitorë tjerë.
“Zhvilluam takim me zv.ministrin e turizmit, te bujqësisë si dhe me ministrin e financave. Është një mision për të thelluar bashkëpunimin. Ka ende shume mendësi këtu në Shqipëri. Biseduam për kulturën, turizmin dhe për çështje të tjera, ku besojmë se marrëdhëniet mund të jenë më të forta. Në bazë të gjithçkaje është miqësia”, tha ai.
I pyetur nëse rajoni i Lombardisë ka projekte konkrete për investime në Shqipëri, zyrtari Italian tha se janë disa në fazë studimi.
“Kemi projekte për nxitjen shkëmbimeve në turizëm, për te nxitur turizmin dimëror, dhe mos të mbetemi vetëm tek fluksi i verës. Ne fushën e bujqësisë ka shumë mundësi. Edhe përpunimi i mbetjeve te diferencuar, është një tjetër fushë, pasi rajoni i Lombardisë ka përvojë”, tha Fontana.
Ai rikonfirmoi edhe qëndrimin zyrtar të Italisë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
“Do bëjmë çdo gjë për të përshpejtuar dhe mbështetur këtë proces. Shqipëria është vend që luan rol strategjik për ruajtjen e ekuilibrave në Ballkan”, vijoi ai.
Presidenti I rajonit të Lombardisë Attilio Fontana zhvilloi takime edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe me Kryetarin e bashkisë Tiranë Erjon Veliaj. Ftesë për shtimin e investimeve italiane në shqipëri nga Bizneset bëri edhe ministri I Financave Ervin Mete gjatë takimit që zhvilloi me zyrtarin Italian.