Feridun Sinirlioğlu dhe Bajram Begaj

Politikë

Presidenti i Republikës takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Prezenca juaj ka sjellë ndryshime thelbësore në proceset e demokratizimit në vend

15 Maj, 13:05| Përditesimi: 15 Maj, 13:18

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Feridun Sinirlioğlu.

Presidenti Begaj theksoi se vlerat që na bëjnë bashkë në organizatë janë respektimi i të drejtave themelore të njeriut, demokracisë dhe lirisë së shprehjes. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin që OSBE-ja ka për paqen dhe sigurinë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi punën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e cila për më shumë se tre dekada, ka sjellë ndryshime thelbësore në proceset e demokratizimit të vendit, reformave ligjore, sundimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës bazuar në vlerat e lirisë.

Në kontekstin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, Presidenti i Republikës vlerësoi rolin që OSBE-ja ka dhënë nëpërmjet misionit vëzhgues të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke theksuar, gjithashtu, edhe mirënjohjen për asistencën e dhënë përgjatë gjithë proceseve zgjedhore në Shqipëri përmes vëzhgimit dhe rekomandimeve të reformës elektorale.

Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?