Deputetët e grupit parlamentar që nuk kanë mbështetur Berishën në veprimet e njëanshme që po ndërmerr në PD janë të qartë në qëndrimin e tyre, nuk do ta bojkotojnë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Deputeti demokrat Lefter Gështenja tha në Report Tv se negociatat do ti bëjë grupi parlamentar me në krye Enklejd Alibeajn. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, Gështenja theksoi se vendimmarrja nuk do të jetë e Këshillit Kombëtar i zgjedhur nga Kuvendi i Berishës.
Sipas tij, nëse PD nuk bashkohet, kjo do t'i shërbejë vetëm Edi Rames. Për deputetin Gështenja, Alibeaj ka shkuar në negociata për presidentin si Kryetar i Grupit Parlamentar ashtu siç është.
'Vendimmarrja do të jetë e Grupit Parlamentar, unë nuk pranoj të etiketohem si deputet i Lulzim Bashës apo Sali Berishesm unë jam deputet i Partisë Demokratike. Vendimarrja duhet të jetë e grupit jo e Këshillit Kombëtare, e kujt Këshilli ne sot jemi në situatën e institucioneve paralele.'- tha Gështenja.
Në lidhje me procesin e zgjedhjeve në parti, Lefter Gështenja u shpreh se ky proces një palësh e ka kthyer PD në regres dhe nuk është hap për bashkim.Proces si kësaj radhe nuk ka ndodhur, ne kemi bërë regres që është një tregues negativ për demokracinë në parti, pas 31 vjetësh PD duhet të kishte një proces model.
Nëse nuk merren masa PD do të jetë e ndarë dhe kjo do i shërbejë vetëm Edi Rames.“Në zgjedhjet ne dëgë nuk ka marrë pjesë gjithë anëtarësia kanë votuar vetëm ata që kanë firmosur formularin e Rithemelimit. Ky është një proces i njëanshëm se nuk ka marrë pjesë gjithë anëtarësia”, tha Gështenja.
Deputeti socilaist Etien Xhafaj tha se Partia Socialiste nuk ka ndërmend të negociojë me një non grata. I pyetur në lidhje me presidentin e ri, deputeti Xhafaj u shpreh se Edi Rama është i hapur plotësisht për të marrë një emër nga opozita, një president që qëndron mbi palët dhe të mos jetë si i shkuari, jemi në kohë krize dhe presidenti i ardhshëm duhet të jetë institucionalist.
“Mazhoranca nuk mund të negocionoje me një non grata. Përsa i përket asaj pjese me cilën opozitë do të negociojmë i përket asaj pjesë që kanë zgjedhur qytetarët shqiptarë. Qytetarët kanë zgjedhur me 25 Prill se kush do jenë përfaqësuesit në parlament. Për ato që ka bërë Sali Berisha 31 vitet e fundit në politiken shqiptare është vështirë për ti thënë emrin, fakti është se shumica e votuesve nga të dy palët kanë zgjedhur se kush duhet ti përfaqësojnë prandaj ata duhet të heshtin”, tha Xhafaj.
Për analistin Frrok Çupi, Berisha nuk mund të negociojë as me SHBA-të e as me mazhorancën, pasi është i padëshiruar nga të dy palët pasi është cilësuar nga SHBA si minues i demokracisë.
“Amerika po i thotë parlamentit dhe shqiptareve se unë me Berishen dhe grupin e tij unë nuk bashkëpunoj, ju zgjidheni por ne nuk bashkëpunojmë dhe kjo është e drejta e SHBA-së. Sali Berisha është cituar si minues i demokracisë. Goditja e Amerikës ishte shumë e madhe dhe ai është i vetmi në rajon që mban kryqin e prishjes së demokracisë në vend dhe stabilitetit në rajon. A ka interesa demokracia shqiptare që të ketë një politikë që nuk pranohet nga Amerika dhe nga mazhoranca”, tha Cupi.