Bota

Presidenti i ri i Iranit, pak shpresë për ndryshim

4 Gusht 2021, 15:43| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 15:45

  • Share

Të enjten, 60-vjeçari Ebrahim Raisi do të betohet para parlamentit si presidenti i gjashtë i Republikës Islamike të Irani. Sidoqoftë, dorëzimi i pushtetit tek një administratë e re po pritet pa shumë shpresë.

Vendi po përballet nga thatësira më e keqe në më shumë se 50 vjet. Uji është i pakët, ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta dhe koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi. E sikur të gjitha këto të mos mjaftonin ai duhet të përballet me inflacionin në krye për shkak të presionit të sanksioneve amerikane.  

Me presidentin e ri nuk ka shpresë se gjërat mund të përmirësohen shpejt.

Kusht për përmirësimin e situatës në vend është heqja e sanksioneve të vendosura nga SHBA në 2018, por për të arritur këtë nevojitet një stabilizim  marrëdhënieve me SHBA, gjë që më Rasin duke e vështirë të ndodhë.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale të 18 korrikut ishte vetëm 48.8%, më e ulta që nga revolucioni i vitit 1979, duke treguar  pakënaqësinë e iranianëve me sistemin politik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?