Fatos Troplini, presidenti i ri i KF Teutës

Sport

Presidenti i ri i Teutës, Fatos Troplini: E mora ekipin nga pasioni, do jemi mes pretendentëve

7 Korrik, 14:48| Përditesimi: 7 Korrik, 14:49

  • Share

Fatos Troplini, presidenti i ri i KF Teutës tha se e mori drejtimin e ekipit nga pasioni dhe për ta rikthyer në vitet e arta. Ai kërkon që me lojën e mirë dhe rezultatet, tifozët durrsakë të mbushin "Niko Dovanën".

"Çfarë iu bindi të merrnit drejtimin e Teutës? Pasioni për këtë sport. Për ta dërguar përpara, në vitet e arta.

Si do të jetë Teuta e re, çfarë synimesh do të ketë? Teuta do të jetë një ekip pretendent. Synimi ynë është të jemi në fillim të renditjes, me një punë të mirë.

Keni një premtim për tifozërinë durrsake? Mendoj që tifozërinë durrsake ta rikthejmë në stadium si në vitet e arta të ekipit", tha Fatos Troplini, presidenti i KF Teutës.


Lajmi kryesor:

KF Teuta 'ndryshon fytyrë', në Durrës prezantohet presidenti i ri! Dobi merr postin e trajnerit, Arapi rikthehet si drejtor sportiv


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?