Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndonëse nuk ka asnjë kandidat të propozuar. Raporti do t'i kalojë Kuvendit në seancën e sotme plenare. Ajo që vihet re është se kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ndoqi mbledhjen që zgjati më pak se 3 minuta përmes transmetimit live në faqen e 'Facebook'.
Lajmi kryesor:
Presidenti e ri, dështon edhe raundi i tretë! PS: Në votimin e katërt do të kemi kandidat për kreun e shtetit! Alibeaj: Ne ofruam rregulla të ndershme, por Rama u tërhoq
/r.k./ReportTv.al