TIRANË- Propozimi i emrave për kreun e ri të shtetit nga mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD, e thirrur nga Enklejd Alibeaj, ka sjellë një “lumë” polemikash brenda partisë së përçarë.
Një sekser politik të Edi Ramës e ka quajtur Alibeajn i caktuari nga “Rithemelimi” për negociatat e presidentit, Luçiano Boçi. Ai e akuzoi se ka “hodhi në erë” procesin kushtetues për presidentit, ndërsa po kërkon gjithashtu të përçajë edhe Grupin Parlamentar.
Me tone të ashpra ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentit edhe deputeti i PD Ervin Salianji, i cili e cilësoi procesin një lojë të “pistë” të Edi Ramës. Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se fragmentarizoi opozitës dhe thelloi ndarjen në PD, ndërsa sipas tij në fund s’do të ketë asnjë emër që do të mbledhë 20 firma.
Mbi marrëveshjen Alibeaj-Balla për çështjen e presidentit, ka reaguar edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Ai tha se Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD e cila zgjati 3 orë, Enkelejd Alibeaj tha se do të vijojë konsultimet me deputetet demokratë, ndërsa shtoi që do të marrë mendime edhe nga aleatët. Alibeaj gjatë prononcimit të tij për gazetarët këmbënguli se me rëndësi në këto momente është procesi i zgjedhjeve dhe jo emrat e kandidatëve. Kreu i Grupit paralajmëroi se ditën e nesërme grupi do të ketë një tjetër mbledhje.
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj ishin të pranishëm 26 deputetë. Deputetët demokrat kanë propozuar për president emrat e Rexhep Ukë, Halim Kosovës, Dashamir Shehut, Leka Zogut, Leonard Demit, Arben Çejkut, Dritan Demirajt dhe Visar Zhiti.
Një sekser politik të Ramës e ka quajtur Alibeajn i caktuari nga “Rithemelimi” për negociatat e presidentit, Luçiano Boçi. Sipas deputetit të PD një i “shkarkuar” si Alibeaj, nuk mund të thërrasë Grupin e Rithemelimit për negociata lidhur me çështjen e presidentit.
Ai tha se Alibeaj pasi “hodhi në erë” procesin kushtetues për presidentin duke u ulur në prehrin e Ramës, tani po kërkon të përçajë edhe Grupin parlamentar të PD.
“Alibeajt, tani që Rama e ka zyrtarizuar si sekser politik, i ngjan se mund t’i vendosë kushte dhe vetë Partisë Demokratike.
Deklaron teatralisht se do të thërrasë dhe grupin e rithemelimit për negociatat me kusht!? Një i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte. Këtë thirrje nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht për zgjedhjen e Presidentit.
Pasi hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur në prehrin e Ramës si i preferuari i tij, tani po kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë.Grupi Parlamentar i PD është një, jo siç do ta shohë z. Alibeaj., të bërë copash. Thirrjen e tij e vendos Kryesia e grupit, jo një deputet. Unë dhe Z. Salianji në cilësinë e nën/kryetarit e kemi kërkuar me këmbëngulje mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit, ku të sanksionohej rikthimi i të shkarkuarve, por z. Alibeaj e ka refuzuar, mgjs i ka munguar dhe tagri për ta bërë. Sot i duhet diversioni dhe përsërit refrenin e mospranimit të Z. Berisha.
Po kërkon kështu njëherazi të legalizojë veten, bashkëpunimin e pistë me Ramën dhe të vulosë përçarjen për hir të axhendave të njohura. Z. Alibeaj me veprimet e tij të disata ka dëmtuar interesin e demokratëve dhe po shpëton fytyrën e Ramës. Partia Demokratike është e vendosur për të vazhduar negociatat në nivel politik jashtë skemave të paracaktuara në zyrat e Ramës, për t’i dhënë shqiptarëve një President të denjë.", shkruan ai.
Me tone të ashpra ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentit deputeti i PD Ervin Salianji, i cili e cilësoi procesin një lojë të “pistë” të Edi Ramë.
Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se fragmentarizoi opozitës dhe thelloi ndarjen në PD, ndërsa sipas tij në fund s’do të ketë asnjë emër që do të mbledhë 20 firma. Sipas tij Rama i ka lënë opozitës në dorë pataten e nxehtë të dy raundeve që kërkonë shumicën e cilësuar në Kuvend për zgjehdjen e kreut të shtetit.
“Procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua nga Rama me emrat në zarf dhe do përfundojë me një President të Ramës në institucion dhe me ëndrrën e thyer të çdo deputeti për të pasur një president personal! Presidenti i Republikës që duhet të jetë personifikimi i unitetit të kombit përfundon si grup emrash në publik, që nuk marrin dot as unifikimin e grupit parlamentar dhe opozitës në tërësi! Nuk ka një president pas diskutimeve por shumë “president”!!
Për fat të keq, Edi Rama pikasi nevojën për protagonizëm bosh për këtë proces në radhët e opozitës dhe i la në “dorë” pataten e nxehtë të dy raundeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend për kreun e shtetit. (Praktikisht asgjë sepse këto janë të drejta që i jep kushtetuta)
Përmes angazhimit personal për të qenë në këtë proces, e frangmentarizoi opozitën, krijoi një proçes paralel në opozitë dhe thelloi ndarjen në PD dhe në fund s’do ketë asnjë emër që mbledh 20 firma! Proçesi u dështua vetëm për egoizma personalë, dëmi për opozitën dhe favorizimi për Ramën është përtej çdo amatorizmi apo “naiviteti” politik! Presidenti i Republikës do përzgjidhet nga Rama, fundi i telenovelës së dirigjuar nga Rama për të shmangur vëmendjen nga ekonomia dhe skandalet do ta tregojë se si arriti objektivat maksimale me thuajse asnjë kosto, por për kostot e krijuara përgjegjës do të ketë! Fundjava do të nxjerrë zbuluar lojën e pastër të Ramës për të emëruar i vetëm Presidentin, por më shumë se kaq, do të detyrojë protagonistët në radhët e opozitës të bëjnë një tërheqje të sforcuar që sërish do të krijojë një kosto të panevojshme për PD.", tha deputeti demokrat.
Marrëveshja Alibeaj-Balla për çështjen e presidentit, sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.
Bylykbashi theksoi se përmes veprimeve të tij kreu i Grupit Parlamentar anashkalon Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, që sipas tij janë dy organet përfaqësuese të PD.
“Verba volant, scripta manent” thonë latinët. Shqip, fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet. Ajo që mbetet është që marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.
Marrëveshja i mundëson Ramës që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar. Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual. Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin. Alibeaj përpiqet të ndryshojë statutin e Partisë Demokratike duke anashkaluar Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, dy organet më të larta përfaqësuese të PD. Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.
Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësojnë vullnetin e saj dhe nuk bëhen fasadë e kapjes së pushteteve prej Edi Ramës.", shkruan deputeti.