Socialistët 67 emra për presidentin e ri! Përfundon takimi Balla-Mediu, PS: U ra dakord shtyrja e Konferencës së kryetarëve në 4 ose 6 maj

20 Prill 2022, 13:43| Përditesimi: 20 Prill 2022, 18:27

  • Share

TIRANË- Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët në fazën e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndonëse vetëm sa i përket aspekteve proceduriale. Me kërkesë të opozitës, nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, 2 kryetarëve të grupeve parlamentare, u ra dakord që mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve të mblidhet rreth datës 4 ose 6 maj, e jo 29 prill siç e kishin planifikuar më herët socialistët.

Kjo u ra dakord pas takimeve që u mbajtën në Kryesinë e Kuvendit me Taulant Ballës e Elisa Spiropalit nga PS dhe Fatmir Mediu dhe Mesila Doda nga opozita, takim që ka zgjatur rreth 45 minuta. Nga Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë përfaqësues, kjo pasi grupi parlamentar demokrat nuk u mblodh për shkak të vdekjes së babait të deputetit, Luçiano Boçi. Takimi me kreun e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj do të zhvillohet ditën e nesërme.

“Kemi pasur kontakte me dy prej tre grupeve parlamentare, Mediun dhe Dodën. Të dy kolegët kanë kërkuar të marrë pak më shumë kohë, duke riskeduluar afatet me një javë shtesë. Konferenca e parë e kryetarëve për fillimin e procesit mos të jetë 29 prill, por 4 ose 6 maj. Nesër do të kemi konfirmimi edhe nga Alibejan, sot ka qenë e pamundur të takoheshim, për disa rrethana të mirekuptueshme, grupi parlamentar i PD nuk është mbledhur.  Ajo që ka rendësi është që procesi i presidentit, po ecën shumë mirë, shpejtë dhe hapur. Duam proces transparentë", tha Balla në përfundim të takimit.

Më herët, socialistët zhvilluan takime edhe me aktorë të Shoqërisë Civile, ku tha se po kërkojnë një president jo për PS-në, por që të ketë një figurë që të gëzojë autoritet. Krahas zarfeve kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ftoi për herë të parë qytetarët të nisin propozimet e tyre përmes postës elektronike, gjë e cila nga Shoqëria Civile është konsideruar jo serioze. 

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë. Ditën e djeshme, Edi Rama tha se socialistët kanë vetëm 2 kushte, që të jetë një figurë normale dhe jo politike, pra sipas tij e kundërta e Ilir Metës. Këtë të fundit e quajti si presidentin më skandaloz që ka pasur vendi në historinë e tij, që e ka bërë Shqipërinë qesharake.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Ora 17:09
Procesi i negociatave për presidentin, PS: Pranuam kërkesën e opozitës, shtymë kalendarin e punimeve me një javë

Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla tha se kërkesa e dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës për shtyrjen e afatit me një javë të konferencës së parë të kryetarëve për zgjedhjen e presidentit, u miratua.

Ai tha se Mediu dhe Doda kërkuan më shumë kohë për t’u përgatitur, ndërsa shtoi se nesër pret të marrë konfirmimi nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

“Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me Shoqërinë Civile ku kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit si dhe kemi  marrë një pjesë propozimesh që janë me shumë vlerë që lidhen me figurën e Presidentit të Republikës, çfarë duhet të përfaqësojë Presidenti i ri i Republikës për të filluar që të ndërtojmë kriteret mbi të cilat të orientohet procesi për zgjedhjen e kandidatëve apo kandidates për President. Ndërkohë po sot ne kemi patur kontakte me dy prej tre Grupeve Parlamentare të Opozitës, me Zotin Mediu dhe më herët edhe me zonjën Doda ku kemi marrë prej tyre si një kërkesë të parë paraprake pas prezantimit nga ana ime të kalendarit të propozuar si Kryetar i Grupit Parlamentar të shumicës për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve dhe zhvillimin e raundit të parë. 
Kërkesa ka qenë nga të dy kolegët por për të marrë pak më shumë kohë, ndoshta për të riskeduluar këto afate me një javë shtesë, që do të thotë se kërkesa e tyre ishte që Konferenca e parë e Kryetarëve për fillimin e procesit të mos jeta data 29 Prill por data katër ose gjashtë Maj, në varësi të afateve që do biem  dakord dhe pastaj duke mos harruar por duke e përsëritur gjithmonë që brenda çdo shtatw ditëshi për t`u zhvilluar raundet  pasuese. E kam mirëpritur fleksibilitetin i cili në këtë rast duhet të jetë maksimal, propozimin e dy grupeve të opozitës për t`u tërhequr nga propozimi ynë i parë, pra afatet për të cilat jeni të gjithë në dijeni dhe në funskion të kësaj bisede nesër do t`i drejtohem përsëri me një shkresë Kryetares së Kuvendit për të ndryshuar këto afate dhe po ashtu në ditët në vijim konfirmim nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisw Demokratike zoti Alibeaj, për shkak se sot ka qenë e pamundur për t`u takuar për disa rrethana të mirkuptueshme sepse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk është mbledhur dhe si e tillë edhe vendimmarrjet e tyre duhen respektuar. Nuk po hyjmë në detaje më të shumta, ajo që për mua ka rëndësi është që Presidenti i Rpublikës në Kuvendin e Shqipërisë po ecën brenda një kalendari do ta quaja unë të shpejtë por natyrshëm edhe të hapur. Ajo që ne e kemi thënë prej ditës së parë është që ne duam një proces transparent, një proces gjithëpërfshirës,  një dialog konstruktiv mes të gjitha Grupeve Parlamentare dhe besoj që kemi arritur në këto do t`i quaja  dy ditë para, sepse procesi ka filluar prej dy ditësh të vendosim shina të forta për të ecur në këtë proces. Ajo që kam vërejtur nga takimi me zotin Mediu besoj që do të arrijmë të identifikojmë binarët kryesorw të ecjes më tej të shinave të këtij procesi kwshtu që në këtë aspekt jam shumë optimist sepse niveli i dialogut politik konstruktiv në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2022 është aq i qëndrueshëm sa t`i japë Shqipërisë një President me cilësi konsensuale. Sesa i madh do të jetë ky Konsensus këtë nuk mund ta parashikoj sot, por ajo që mendoj unë dhe që i kam bërë me dije edhe zotit Mediu edhe zonjës Doda në komunikimet që kemi patur bashkë me kolegen Spiropali, ka qene bindja jonë që ne duam që Shqipërisë t`i japim një President të njërës palë apo të palës tjetër, duam të ketë një President apo Presidente që vlerat kushtetuese të unitetit të popullit t`i ketë dhe t`i mbartë gjatë gjithë mandatit 5 vjeçar.”, u shpreh Balla.

Ora 16:58
Negociatat për presidentin, Mediu: Ramë dakord që kalendari të shtyhet

 

Pas takimi, i cili zgjati rreth 45 minuta, Fatmir Mediu, kreu i grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim", në një deklaratë për mediet u shpreh se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensuale teksa tha se u ra dakord shtyrja e kalendarit. 

"Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensual. Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Ishte një dakordësi që ishte marrë paraprakisht me përfaqësues të  PDIU. Ka afate të përcaktuar 24 maj duhet të jetë përfundimi i procesit. Duhet një fillojë një proces nga data 10", tha Mediu. 

Ora 16:40
Përfaqësuesit e opozitës mbërrijnë në Kuvend për negociata me PS

Përfaqësuesit e opozitës mbërrijnë në Kuvend për negociata me PS për presidentin e ri. Mësohet se ka mbërritur Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Kjo tregon se ftesa e tyre për të pasur një përfaqësi të përbashkët opiozitare nuk është pranuar nga Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit nuk ka mbërritur ende në Kuvend. 

Ora 15:30
Presidenti i ri/ Nisin konsultimet me shoqërinë civile, Balla: Nuk duam një president për PS-në, por një figurë që të gëzojë autoritet

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla  ka zhvilluar një takime me Organizata të Shoqërisë Civile në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Në fjalën e tij, ai është shprehur se ato kërkojnë që të kenë një president përfaqësues sipas Kushtetutës dhe jo një përfaqësues ekskluziv për opozitën.

“Organizatat e Shoqërisë Civile kanë rëndësinë e tyre dhe i kanë dhënë këshillit rëndësinë e duhur. Si kryetar i grupit të shumicës në Kuvend mendova që të zhvillojmë një takim me presidentin e Ri të Republikës. Në këtë takim do të bëhet me dije kalendari që Kuvendi do të ndjekë dhe duhet të jetë një proces që organizatat e Shoqërisë Civile do të ndjekin. Unë do të doja shumë që presidenti ose presidentja e re të merre 3/5 e anëtarëve të kuvendit në tre raundet e parë. është hapur edhe një dritare e drejtpërdrejtë me publikun dhe pjesësmarrja është e madhe.  Doja që t’ju ftoja të gjithëve dhe çdo organizatë që përfaqëson shoqërinë civile në vendin tonë që të jepni propozime tuaja me një kusht me argumentimet përkatëse pasi do të na ndihmonte për të ndërtuar dhe profilin e presidentes së Shqipërisë. Ne nuk na duhet që të kemi një përfaqësues ekskluziv tonin por duam të kemi një president që të gëzojë autoritetin që i jep kushtetuta. Fundi i këtij procesi do na japë ne dhe ju të drejtë, ku në 2022 Shqipëria duhet të zgjedhë një president në lartësinë  e presidentit të republikës. Në këtë fazë të parë ne presim sugjerime për procesin dhe jo për emrat pasi duhet që të merrni leje”, ka thënë Balla.

Ora 15:30
'Na dërgoni te e-maili i partisë një emër presidenti', Krasniqi: Edhe Big Brother ishte më serioz

 

Analisti Afrim Krasniqi ka qenë i pranishëm sot në konsultën e Shoqërisë Civile me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla për kandidaturat e Presidentit të ri të Republikës. Ai e cilësoi si pozitive këto konsultime, ndonëse ishte skeptik.

 “Na thoni na dërgoni në e-mailin e partisë një emër, edhe Big Brother kishte më shumë seriozitet. Presidenti është fytyra e shtetit shqiptar. Unë e vlerësoj konsultimin dhe mendoj se është pozitive ajo që ju thatë që duhet të diskutohet për kriteret dhe ajo çfarë pritet. Mosha mbi 40 vjeç është kriter formal.

Në krahasim me procedurën e tranzicionit ne kemi bërë prapakthehu. E shoh pozitive, se në fund fare mund të mblidheshit dhe ta zgjidhnit me 71 vota. Por e drejta jonë për të propozuar na ndalohet me Kushtetutë. Kushtetuta thotë që presidenti propozohet me 20 vota. Këtu fillon dhe mbaron gjithça”, u shpreh Krasniqi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/04/2022 02:57

    Kandidate 67,transparence /0/.Populli deshiron te dije kush jane,sepse menyra si po zgjidhen le per te deshiruar.Nuk duhet qe ne fund,fituesi te paraqitet si cake topper,si ato figurinat qe vihen mbi tortat e dasmave(ne kete rast presidenca e shtetit).Duhet marre opinioni i popullit per kandidatet.Nese opinioni i popullit eshte i njejte me ate te kuvendit per kandidatet,atehere le te fitoje me i aprovuari.

    Përgjigju
  • Abcd: 20/04/2022 19:32

    Per Shqiperine dhe Kombin shqiptar,sot duhet nje figure e fuqishme ,si Rexhep Qosja,por edhe nje nivel i larte intelektual si Lisien Bashkurti,apo dhe nje diplomat kariere si Fatos Tarifa. Te tre keto figura, do te ishin te perkryer per nje Shqiperi perfaqesimi me dnjitet,pa ofenduar edhe figura te tjera intelektuale qe “po te germosh” gjen ne token shqiptare. Por…a eshte me te vertete ne doren tone..!? Se eshte dhe nje opinion ndryshe,ne baze… Ata thone keshtu per cka shohin e degjojne ,me skepticizmin e tyre: Ja njeri qe po me thoshte para pak. Sa per “kanditaturat” qe jane pranuar per diskutim me larte nga “shoket e shoqet” e mazhorances me ne krye Ballen qe bejne seleksionimin,67 te siperpermendirit,mesa i “kemi pare dhe lexuar” ne populli dele,”duken te gjthe te bukur ,te lare e te krehur dhe bile nga transparenca e madhe qe perdor mazhoranca ne komunikim me qytetaret edhe organet e kanditateve duken mjaft te pastra dhe me asnje lloj semundjeje,aq sa pothuajse duken si robote,kur s’jane te tille,se aq te pastra i kane ingranazhet”… Nje tjeter,me tha,-“ Inshalla per zotin nuk qellon ai/ajo qe do zgjidhet ti mungoje truni,se gjona te tjera skagjo se i bojme transplont,se vallahi keq e kena,se kena me vujt hala ene sosht tu bajt mo kurrizi.qafsha per zotin”…

    Përgjigju
  • Meridian: 20/04/2022 17:59

    Ka lezet kjo lloj zgjedhje e presidentit super gjitheperfshirese dhe anonime ????

    Përgjigju
  • Lufta e zonjave: 20/04/2022 17:57

    Mimi Kodheli- Lindita Nikolla-Malinda Bregu- Jozefina Një presidente nga keto do ishte super

    Përgjigju
  • Aliu: 20/04/2022 17:39

    Epo te jete faktor per zgjedhjen e presidentit, vemja Fatmir Mehdiu, ky eshte fundi i botes. Nje parazit qe vegjeton prej 30 vjetesh ne politike me sebepin e pronareve, qe ka zero elektorat, i ka te lyera duart me gjak, i superkorruptuar. E pret ne takim i superkorruptuari tjeter Taulant Palla. Kapardisen para kamerave sikur te ishin koka te kombit. Albanistan ku po shkon…

    Përgjigju
  • Fatmir: 20/04/2022 16:37

    Presidenti duhet te jete serioz dhe i perkushtuar ne punen qe do te beje dhe per kete arsye duhet te vendoset dikush i denje per kete post. Mendoj se kanditatet e propozuar deri tani jane te mire dhe nga ata le te zgjidhet me i miri

    Përgjigju
  • Marko: 20/04/2022 16:35

    Zgjedhja e nje presidenti te ri duhet te jet shume i kujdesshme qe mos te perseriet e njejta histori si me ilir meten besoj se keto konsultime do japin nje rezultat shume her m pozitiv se vitet e tjera

    Përgjigju
  • lumja: 20/04/2022 16:34

    me i mir sec ky qe kemi do jet kshu qe ta fitoj ai qe e meriton

    Përgjigju
  • Suzana: 20/04/2022 16:25

    Fitofte me i miri

    Përgjigju
  • Letica: 20/04/2022 16:23

    Aman vetem te iki ky qe eshte e nje me i mire te vije

    Përgjigju
  • Nensi: 20/04/2022 16:21

    President duket te zgjidhet dikush qe eshte i denje dhe qe ka kriteret e duhura per ate post.

    Përgjigju
  • Miltiadh: 20/04/2022 16:15

    Per mendimin tim Majlinda Bregu ose Mimi Kodheli

    Përgjigju
  • O tej: 20/04/2022 15:20

    President ja vlen Edi Paloka flet bukur qarte

    Përgjigju
  • Miga: 20/04/2022 15:19

    Mendoj per pandeli majko

    Përgjigju
  • Miga: 20/04/2022 15:17

    Mendoj paneli majko

    Përgjigju
  • Urime: 20/04/2022 15:09

    Urime për presidenten zonje Lindita Nikolli

    Përgjigju
  • roçkodani: 20/04/2022 14:27

    Ka rrene shume poshte steka per presidentin sa po katandiset 5 leke/tufa, sic eshte sazani i gurores, pocaqia, jenisheri por me e cuditeshmja eshte e dhe pandi skrapi

    Përgjigju
  • alda,g: 20/04/2022 14:08

    sa me qejf e kam at pandeli majko , te shofim tani kush do jete

    Përgjigju
  • aldo: 20/04/2022 14:07

    Shume mire qe merrni mendime nga te gjithe por mos u bazoni shume se po perfudnojm me naj nji si puna e likes

    Përgjigju
  • Arben: 20/04/2022 14:06

    Shpresojm qe te zgjidhet nje president i hajrit e te shporret ky vemja qe kemi

    Përgjigju
  • Zef: 20/04/2022 14:06

    Jam i sigurt qe te gjithe keto emra jane me te mire se ky president koti qe kishim

    Përgjigju
  • redi: 20/04/2022 14:05

    Presidenti duhet te jete sipas kritereve qe thote partia socialiste...i drejt dhe i denje per te mbajt ate post

    Përgjigju
  • Halit: 20/04/2022 14:04

    Te zhduket sa me pare ai plera qe ka zen karrigen kot e sna esht gjend kurr prane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?