Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel

Kosova & Rajoni

Presidenti i Serbisë, Vuçiç takon Merkelin/ Afati për asociacionin

13 Prill 2018, 14:56| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 16:45

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të bisedojë gjatë ditës së sotme në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Nga kabineti i zonjës Merkel është njoftuar se takimi do të zhvillohet përmes një darke pune, gjatë së cilës do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale në rajon dhe çështjet ekonomike.

Takimi i fundit ndërmjet zonjës Merkel dhe zotit Vuçiç është mbajtur më 27 shkurt në Berlin dhe një nga temat e diskutimit atëbotë ishte marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë nga ana e tij ka paralajmëruar se deri më 20 prill, do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarët ndërkombëtarë, në lidhje me Kosovën.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga dhjetë komunat me shumicë serbe, i kanë dhënë Prishtinës zyrtare afat deri më 20 prill për të themeluar Asociacionin e Komunave. Në këtë kundërtën, ata kanë thënë se do ta shpallin Asociacionin në formë të njënshme./REL/

/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?