Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

Bota

Presidenti i SHBA-ve Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë Benjamin Netanyahun/ Shtëpia e Bardhë: Palët pranë një marrëveshjeje

29 Shtator, 11:00| Përditesimi: 29 Shtator, 16:10

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të mirëpresë këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ky takim pritet të ketë një rëndësi të lartë lidhur me vijimësinë e luftës në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. Takimi i udhëheqësve vjen në një kohë kur tensionet janë rritur pas sulmit të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Katar - një aleat kyç i SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Ditën e djeshme, Trump shkroi në rrjete sociale se “kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë dakord për diçka të veçantë, për herë të parë ndonjëherë. Do ta bëjmë”.

Trump u zotua gjithashtu të parandalojë Izraelin nga aneksimi i Bregut Perëndimor, diçka që Izraeli e ka kërcënuar në përgjigje të numrit në rritje të vendeve që njohin një shtet palestinez.

Këtë të hënë, Shtëpia e Bardhë nëpërmjet zëdhënëses Karoline Leavitt, rithekson se palët janë pranë një marrëveshjeje. Presidenti amerikan përpara takimit me Kryeministrin izraelit, do të zhvillojë një telefonatë me Emirin e Katarit. 

Lajmi në përditësim...

Ora 15:54
Shtëpia e Bardhë: Izraeli dhe Hamasi shumë pranë një marrëveshjeje

Izraeli dhe Hamasi janë shumë pranë një marrëveshjeje kuadër që mund t’i lërë palët disi të pakënaqura, por që do t’i jepte fund luftës në Gaza dhe do të siguronte një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Kështu është shprehur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një interviste në emisionin “Fox and Friends”. Ajo shtoi se presidenti Trump do të diskutojë planin me 21 pika me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas me Katarin. “Për të arritur një marrëveshje të arsyeshme për të dyja palët, të dyja duhet të heqin dorë nga diçka dhe mund të largohen nga tryeza disi të pakënaqura,” tha Leavitt.

 

Ndërkohë "AXIOS" raporton se Trump përpara takimit me Benyamin Netanyahu, do të flasë në telefon me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani. Këtë e raporton gazetari i «Axios», Barak Ravid, në llogarinë e tij në X (ish-Tëitter). Sipas Ravid, telefonata do të zhvillohet pasi zyrtarë arabë kanë deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar tekstin e planit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, sipas kërkesave të Netanyahut.

K.B/A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 29/09/2025 16:21

    A nuk e kuptoni akoma se cfar dote ndodhe me Hamasin kurse goja nji mareveshje Jo tani priet qe Hamasi ti liroj pengjet dhe mbasandej dote hapet feri sa te kthehen pengjet,Gaza eshte e shitur populli dote shperndahet ne disa shtete Arabe ,ne Shqiperi dhe ne Kosove ,por kure nuk dote pranohet si shtet dhe mbas kesaj e ka rendin SYria edhe Iraku ,ndoshta edhe Turqia dhe keshtu e duan Amerikanet nji Izrae te madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?