Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të mirëpresë këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ky takim pritet të ketë një rëndësi të lartë lidhur me vijimësinë e luftës në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. Takimi i udhëheqësve vjen në një kohë kur tensionet janë rritur pas sulmit të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Katar - një aleat kyç i SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Ditën e djeshme, Trump shkroi në rrjete sociale se “kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë dakord për diçka të veçantë, për herë të parë ndonjëherë. Do ta bëjmë”.
Trump u zotua gjithashtu të parandalojë Izraelin nga aneksimi i Bregut Perëndimor, diçka që Izraeli e ka kërcënuar në përgjigje të numrit në rritje të vendeve që njohin një shtet palestinez.
Zërat për arritjen e një marrëveshje armëpushimi janë ngritur dhe pas bisedave mes negociatorit kryesor të Trump dhe të dërguarit të Lindjes së Mesme, Steve Ëitkoff, dhëndrit të tij Jared Kushner dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Hamasi ende duhet të bjerë dakord me këtë marrëveshje, sipas raportit, i cili gjithashtu përshkruan parimet kryesore të planit të paqes. Kjo marrëveshje përfshin një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura brenda 48 orëve.
Lajmi në përditësim...
Komente
