Pas 26 vitesh në drejtimin e Teutës, Edmond Hasanbelliu ka vendosur të largohet nga posti i presidentit të klubit durrsak. Vendimi është bërë publik përmes një mesazhi, ku Hasanbelliu ka shprehur keqardhjen për largimin, duke theksuar se tashmë është koha për një kapitull të ri në jetën e tij.
“Kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit,” shkruan ai, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe ka kontribuar në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe ka punuar me shumë individë të jashtëzakonshëm.
Hasanbelliu ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen ndër vite dhe është shprehur i bindur se klubi do të vijojë rrugën e tij me përkushtim dhe sukses.
Komente
