Presidenti i UEFA-s: Shqipëria ka shanset për të pritur një finale europiane! Rama: E kam pritur prej vitesh këtë ditë (VIDEO)

17 Nëntor 2019, 19:07| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 18:12

  • Share

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe kreu i FSHF-së Armando Duka kanë hedhur firmën në inaugurimin e stadiumit Air Albania, pak momente para nisjes së ndeshjes hapëse ku të zotët e shtëpisë zbritën për herë të parë në fushën e blertë përballë kampioneve të botës. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një moment që e kishte pritur prej kohësh, ndërsa e cilësoi stadiumin një vlerë kulturore që do të rreshtohet krah monumentit të kulturës dhe objekteve të tjera historike.

Kreu i FSHF Armando Duka u shpreh se tashmë pritet përfundimi i stadiumit të Kukësit para vitit 2020 dhe ndërtimi i fushave të minifutbllit në tre vitet e ardhshme.

Presidenti i UEFA Aleksander Ceferin e ka quajtur stadiumin Air Albania më të këndshmin në Ballkan ndërsa u shpreh se Shqipëria ka mundësitë për të pritur një finale europiane. Ai tha se tashmë Shqipëria ka një stadium ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurtë.

Ora 20:35
Inaugurohet Air Albania, Rama, Duka dhe Ceferin hedhin firmën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, kreu i FSHF Armando Duka dhe presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin kanë inauguruar stadiumin Air Albania pak minuta nga nisja e ndeshjes Shqipëri-Francë.

Ora 20:35
Rama bashkë me Zahon dhe Lindën në inaugurimin e stadiumit: E kam pritur këtë moment prej shumë vitesh (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ceremoninë inauguruese të stadiumit Air Albania i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i vogël Zaho. Gjatë fjalës së tij Rama tha se sot në fushën e blertë zbresin të zotët e shtëpisë bashkë me kampionët e botës duke e bërë edhe më të veçantë këtë ditë.

"E kam dëshiruar prej shumë e shumë vitesh mbrëmjen kur kuqezinjtë të bëheshin zotër të kësaj shtëpie. Janë bërë bashkë në fushën e Blertë të zotët e shtëpisë dhe kampionet e botës. Ky stadium është më i mahnitshëm se sa duket.  Nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve shqiptarë. Tashmë stadiumi i përket brezave, krahas monumentit të kulturës dhe objekteve historike dhe shtohet në hartën turistike të Tiranës", u shpreh Rama.

1574018402_8.jpg

Ora 20:32
Armando Duka: Stadiumi i Kukësit mbaron para vitit 2020! Brenda tre vitesh nisim ndërtimin e fushave të minifutbollit (VIDEO)

Kreu i FSHF Armando Duka ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët për ndërtimin e stadiumit 'Air Albania'. Ai u shpreh se tashmë pritet përfundimi i stadiumit të Kukësit para vitit 2020 dhe ndërtimi i fushave të minifutbllit në tre vitet e ardhshme.

"Jemi në një festë dhe ndaj dua të them vetëm falenderime. Falenderoj presidentin e UEFA i cili ka ndikuar financiarisht në ndërtimin e këtij stadiumi. Falenderoj kryeministrin Rama i cili ka iniciuar dhe ka mbështetur çdo fazë të këtij projekti. Stadiumi i Kukësit do të përfundojnë në vitin 2020. Do të nisim ndërtimi i të gjithë fushave të minifutbollit në tre vitet e ardhshme", u shpreh Duka.

Ora 19:43
Racizmi në futboll/ Presidenti i UEFA-s: Zero tolerencë për idiotët që bëjnë thirrje politike në stadium, të edukojmë brezat e rinj

Lidhur me racizmin në futboll presidenti i UEFA Alesksander Ceferin u shpreh duhet bashkëpunim mes qeverive dhe duhen edukuar brezat e rinj.

"UEFA ka  zero tolerancë ndaj racizmit. Është e vështirë të luftosh racizmin dhe ata idiotë që përdorin stadiumet për të ndarë ideologjitë e tyre. Për fat të keq stadiumet e futbollit janë podiume për disa njerëz të caktuar sepse shumë njerëz ndjekin futboll duke e përdorur atë si platformë Duhet të edukojmë fëmijët. Në këtë mënyrë është e mundur të luftohet.  I kemi parë në Itali, në Angli, dhe e gjithë Europa është e frikësuar. Edhe unë vetë, fëmijët e mi nuk e kuptojnë diçka të tillë. Duhet të theksoj, se puna më e mirë që mund të bëhet, është duke edukuar brezat e ardhshëm", tha Ceferin.

Ora 19:34
Ceferin: Air Albania, stadiumi më i rëndësishëm në rajon, shqiptarët mund të shohin ndeshje me familjet dhe të ndihen të sigurtë

1574014197_dUKA.JPG

Presidenti i UEFA Aleksander Ceferin e ka quajtur stadiumin Air Albania më të këndshëm në Ballkan. Ai tha se tashmë Shqipëria ka një stadium ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurtë.

"Është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. E rëndësishme është se tani keni një stadium kombëtar, ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurt. Nuk duhet të krahasohet me asnjë të madh. Ai është ndryshe, dhe mund të jetë më i këndshëm se çdo Uembley", u shpreh Ceferin.

Ora 19:32
Ceferin thumbon Platini: Nuk mund të jetë futbollist pavarësisht fizikut, pas përfundimit të dënimit të bëjë çfarë të dojë

1574014661_DukaCeferin3.jpeg

Në një deklaratë për mediat para nisjes së ndeshjes Shqipëri -Francë, presidenti i UEFA-s Akeksander Ceferin ka thumbuar ish-drejtuesin e UEFA-s Michele Platini. Ceferin tha se Platini mund të jetë çfarë të dojë por jo futbollistë pavarësisht fizikut që kanë.

"Mendoj se roli i Platinisë është i çfarëdoshëm, por nuk mund të jetë futbollist pavarësisht fizikut që ka, por pas përfundimit të dënimit mund të bëjë çfarë të dojë", tha Ceferin.

Ora 19:21
Presidenti i UEFA-s: Projekti i ardhshëm Stadiumi i Kukësit, Shqipëria ka shanset për të pritur një finale europiane

1574014139_Ceferin.jpg

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka deklaruar se projekti i ardhshëm në Shqipëri do të jetë ndërtimi i stadiumit të Kukësit, por u shpreh se nuk mund të përgjigjet nëse finalja e ardhshme europiane të zhvillohet në Shqipëri.

"Me sa di unë, kemi projekte të financuar. Projekti i ardhshëm është stadiumi i Kukësit. Kjo është pyetja e 15. Unë si presidenti i UEFA-s nuk mund të jap premtime. Procesi është transparent. Shqipëria e ka shansin për të pritur një finale Europiane. Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që të jepja premtime", u shpreh Ceferin.

Ora 19:19
Presidenti i UEFA-s: Shqipëria ka shumë talente, futbolli shqiptar në rrugën e duhur

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin është shprehur se futbolli në Shqipëri ka pësuar ndryshime rrënjësore. Ai tha se ndryshimi vjen nga infrastruktura dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur.

"Unë kam qenë edhe më përpara këtu në Shqipëri. Besoj se përmirësimi i futbolli fillon nëpërmjet infrastrukturës. Mbrëmja e sotme megjithëse nuk është pjesë e një kualifikimi të mundshëm do doja t'i jepja Dukës një mbështetje veçanërisht për marrëdhëniet që UEFA ka me FSHF.

Ju po investoni shumë në futboll. Infrastruktura është mirë edhe më mirë. Disa skuadra dalin nga eleminatoret shumë shpejt. Ju jeni në rrugën e duhur dhe do e shikoni se me aq shumë talente sa ka Shqipëria dhe besoj se suksesi i mëtejshëm do të jetë më shumë se një raund kualifikimi", u shpreh Ceferin.

Ora 13:52
Ceferin inspekton punimet në 'Shtëpinë e Futbollit', kreu i UEFA-s në zyrat e FSHF-së (VIDEO)

Pas vizitës zyrtare në kryeministri ku takoi Edi Ramën kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin aktualisht ndodhet në ‘Shtëpinë e Futbollit’ ku do të jenë zyrat e federatës shqiptarë të futbollit, por edhe dy fusha stërvitore të cilat do të kthehen në bazën e kombëtares shqiptare.

Ora 12:43
'Air Albania Stadium'/ Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin takohet me kryeministrin Edi Rama (VIDEO)

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin u takua me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme me rastin e ceremonisë inaguruese të stadiumit më të ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium", ku do të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Francë.

Pas takimit të tyre, ata do të vizitojnë stadiumin bashkë me pjesëmarrjen e Armand Dukës, presidentit të FSHF-së.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin e ka cilësuar stadiumin kombëtar 'Air Albania' si një xhevahir, teska ka vlerësuar edhe progresin që Shqipëria ka bërë në futboll.

Ai është shprehur se dita e sotme do të jetë një moment historik për çdo shqiptar.

Komento

Komente

  • Kafsha: 17/11/2019 22:33

    Shikojeni me vemendje videon e zbulimit të pllakatit. Shikojeni se ka hipokrizi të madhe dhe pseudomikpritje. Ne fillim duket Duka fshatari qe fton presidentin e Uefas dhe ky i fundit i afrohet pllaktit të mbuluar me mantelin ë kuq. Kryeministri e fton gjithashtu por njekohesisht i bën shenjë Dukës të zbythet qe vendin e tij për inagurim ta mari miku, pra presidenti i Uefes. Ketu ne kete pike, shikojeni videon me kujdes, presidenti i Uefes e kupton menjehere dhe perpiqet të largohet me diplomaci ne menyre të qyteteruar. Në fund, Duka përuron pllakatin... O Zot, na mbytën fshatarët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?