Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se beson se grupet ruse të sabotimit kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Në një video të transmetuar nga mediat ukrainase, Zelensky thotë se ai po qëndron në "lagjet qeveritare" të kryeqytetit Kiev dhe familja e tij është gjithashtu në Ukrainë. Ai nuk dha detaje të tjera. Zelensky paralajmëron gjithashtu se zyrtarët ukrainas tani kanë "informacion se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev".
Ai nuk dha detaje se cilat mund të jenë ato grupe.
Lajmi kryesor:
Rusia sulmon Ukrainën, tronditet bota! Biden: Çdo aset rus 'ngrin', e nxjerrim nga ekonomia botërore! Kremlini: Garanci nga Kievi që s'do anëtarësohet në NATO! Protesta kundër Putinit edhe nga rusët
G.MO/ReportTv.al