Presidenti i virologëve italianë, i cili drejton Departamentin e Mikrobiologjisë së Spitalit Civil të Brescia, Arnaldo Caruso, i cili në fakt ka izoluar një variant të Sars-CoV-2, ka vërejtur se koronavirusi tani është i dobët.
"Infeksionet janë shumë të lehta, edhe personat e testuar pozitiv përmes testeve të tamponit, shumica dërmuese janë pa simptoma, edhe në rastet kur kanë një ngarkesë të fortë virale.
Arnaldo Caruso tha se ndërsa infeksionet e muajve të kaluar ishin ‘bomba biologjike’
që shfarosin qelizat e synuara brenda 2-3 ditësh, koronavirusi tani kërkon 6 ditë për t'i sulmuar ato.
"Këto variante virale më të zbutura me shumë mundësi do të bëhen e ardhmja e evolucionit të mundshëm të Covid-19.
Edhe studiuesit nga Hong Kongu tashmë flasin për dobësimin e koronavirusit në një studim të botuar në revistën "Emerging Microbes & Infections".
Për Arnaldo Caruso "Është një studim i bërë shumë mirë në të cilin dokumentohet agresiviteti më i vogël i koronavirusit, i cili mesa duket ka pësuar ndryshime të mëdha gjenetike që e kanë bërë më pak agresivë.
Caruso thekson se "ulja e forcës, si në të gjitha koronaviruset e tjerë i atribuohet natyrës sezonale të infeksionit. Me fillimin e sezonit të vonë pranverë-verë këto viruse kanë tendencë të zhduken për arsye që ende nuk i dimë saktësisht, si dhe nuk e dimë pse ata largohen në nëntor – dhjetor”.
Coronavirus nuk po humbet forcen por jemi ne qe e ndalojm me maskat e dizifektime e me distanca, mos i mbajm kto rregulla e shohim cndodh,
Përgjigju