Peshëngritësi Briken Calja dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta pret kampionin e Evropës: Shpresojmë medalje të tjera

3 Maj 2018, 15:56| Përditesimi: 3 Maj 2018, 15:59

  • Share

Nëse dje ishin në protestë disa peshëngritës në zyrat e KOKSH, mes të cilëve edhe kampioni i Europës, Briken Calja, bashkë me drejtuesit e FSHP-së, pasi janë pezulluar nga Lojërat Mesdhetare, sot Calja është pritur nga Presidenti i Republikës.

Duket se peshëngritja ka marrë indirekt një mbështetje nga një ish-sportist i kësaj disipline, tashmë President i Republikës. Më konkretisht, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka takuar sot fituesin e tri medaljeve të arta në Kampionatin Europian të fundit, Briken Calja, me të cilin ka pozuar dhe foton e ka shpërndarë në rrjetin social të Facebook-ut, duke shtuar edhe nje status-mesazh:

Kënaqësi të takoja sot peshëngritësin Briken Calja, fituesin e 3 medaljeve të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, shumë të çmuara në këtë Vit të Skënderbeut. Shpresojmë të tjera medalje gjatë këtij viti, jo vetëm nga peshëngritja, por edhe nga sporte të tjera.

Presidenti Ilir Meta në Facebook

Komento

Komente

  • redi: 03/05/2018 16:34

    Zoti Meta si Presudent i Republikes dhe si ish sportist , bere shume mire qe nderove Caljen si kampion absolut ( me tre medalje) te Europes , por do ishte shume mire te thwrrasesh dhe burokratet KOSH qe pa piken e turpit dhe te llogjikes i mohuan te drejten ekipit kombetar per pjesmarrje ne Lojrat e Mesdheut , kur delegacioni do kete me 80 anetar . Kjo situate e ndodhur dje ka revoltuar pa mase sportdashesit shqiptar dhe kupola e KOSHit duhet te jape doreheqe per pa aftesi manaxheriale . Zoti president ke autoritetin ,qe ti japesh te drejten peshengritesve qe aq shume sakrifica bejne . Testi antidoping te behet para nisjes dhe rruga eshte e hapur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?