Bota

Presidenti irlandez dhe qeni i tij ‘rrëmbejnë’ zemrat e shikuesve gjatë një interviste live (VIDEO)

5 Maj 2021, 09:21| Përditesimi: 5 Maj 2021, 15:49

  • Share

Qentë janë shume inteligjent dhe miqtë më të ngushtë të njeriut, ata shprehin dashurinë e tyre në forma të ndryshme, por gjithmonë kanë mënyrën e tyre të veçantë për të fituar zemrat tona.

Momenti kur qeni i presidentit irlandez, Michael Higgins kërkon vëmendjen e tij, teksa ai flet në kamera për një televizion, ka bërë xhiron e rrjetit.

Megjithëse qeni kërkon vëmendjen e Higgins me ngulm, ai nuk humb durimin asnjë sekondë por e ledhaton me ngrohtësi dhe vazhdon flet për kamerën e televizionit.

Njerëzit në rrjetet sociale e adhuruan këtë moment të ngrohtë mes presidentit dhe qenit të tij, duke komentuar me fjalët më të ëmbla.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?