Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella

Kosova & Rajoni

Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë

20 Dhjetor 2024, 07:36| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 07:37

  • Share

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka deklaruar se integrimi i të gjithë rajonit të Ballkanit në BE kërkon qetësi dhe se prania e KFOR-it ka parandaluar shpërthime të dhunshme në Kosovë.

Mattarella ka diskutuar me misionin komandues të KFOR-it italian në Kosovë gjatë një ceremonie të urimeve për kontingjentet italiane që shërbejnë në misionet ndërkombëtare.

“KFOR-i për 25 vjet është i përkushtuar në këtë mision. Unë i kam kushtuar vëmendje të madhe dhe kam vënë re se klima lokale ndonjëherë nxehet qëllimisht, duke e bërë të vështirë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Misioni juaj për ta mbajtur atë gjallë është kritik”, tha ai.

Mattarella theksoi se rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë Ballkanit është jashtëzakonisht i lartë dhe se pa KFOR-in “do të kishte pasur shpërthime të dhunshme që do të kishin shkatërruar vendin gjatë këtyre viteve.”

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?