Presidenti italian Sergio Mattarella mbërrin në Tiranë, pritet në Rinas nga Ministrja e Arsimit

7 Shtator 2022, 20:33| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 20:34

  • Share

Presidenti italian Sergio Mattarella ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministrja Evis Kushi dhe ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci. Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërsa është i shoqëruar nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa.

“E nderuar që së bashku me Ambasadorin z. Fabrizio Bucci mirëpritëm në Aeroportin "Nënë Tereza" Presidentin e Republikës së Italisë z. Sergio Mattarella dhe Ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor znj. Maria Cristina Messa, të cilët do të zhvillojnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri”, shkruan Kushi.


Lajmi kryesor:

Presidenti italian Sergio Mattarella mbërrin në Tiranë! Nesër pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj, takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?