Gjykata Kushtetuese

Presidenti ka bllokuar formimin e Gjykatës Kushtetuese, me stilet dhe agresivitetin që ai di mirë si i përdor

24 Nëntor 2020, 19:41| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 19:45

  • Share

Presidenti ka bllokuar formimin e Gjykatës Kushtetuese, me stilet dhe agresivitetin që ai di mirë si i përdorë në një vend eunukësh. Emrat e propozuar nga persona kalimtarë të KED që njihen si zgjatues të tij jane personazhe pa karrierë gjyqësore dhe me influenca familjare dhe politike të anëshme. Reforma në Drejtësi deri më tash ka prodhuar një kastë agresive dhe të mirë organizuar të korruptuarish që pavarësisht se janë larguar nga gjyqësori tani kanë kapur Avokatinë dhe botën akademike pa ju hyrë asnjë gjëmbë në këmbë.

Përbindëshat që kanë vrarë dhe shëmtuar jetët e mijëra shqiptarve me vendime KORRUPTIVE, sidomos të shqiptarve të ndershëm tani na bëkan Avokatin dhe Profesorin e Drejtësisë për të formuar brezat e rinj të juristëve kriminelë dhe injorantë si ata. Nëse do kisha në dorë diçka, për mua ata duhet të ishin tani në BURG, tu konfiskoheshin deri dhe brekët firmato jo më vilat që kanë nëpër Gjermani e në veri të Italisë.. (se dhe pronat kur i blinin qe te merrnim shtetesine kopjonin njeri tjetrin si ziliqare ne tufezim).

Burgu është minimalja nëse duam një frymë rivendosjeje drejtësie ndër shqiptarë, 30 vjet ZH'DREJTËSI nuk zhbëhen dot por minimalja ndëshkim ekselent dhe frymëzues duhet të ketë.
Pala politike që hartoi Reformën në Drejtësi ka amnistuar skllevërit e vet të gjyqësorit duke bërë SIKUR... Ata thjesht jane larguar fizikisht nga gjyqësori por jo nga sistemi i drejtësisë dhe kjo është skandaloze. Ata vazhdojnë shijojnë dhe shumojnë lekët e krimit, ata vazhdojnë lobojnë FUQISHËM KUNDËR REFORMËS NË DREJTËSI pasi i kanë duart dhe rrënjët ende ne pasuri, askush nuk ja u preu..

Edhe sot shumë anëtarë të strukturave të kësaj Reforme kolliten në darkë tek mirënjohësi i tyre politikan.. i cili sërish i përdor për imunitetin e vet të ardhshëm.. pasuror dhe ligjor.
KED është rast flagrant ku duart e Presidentit janë ngatërruar keq me duart e anëtarve të saj.. pasoja është mosngritja e Gjykatës Kushtetuese.. dhe kakofonia me fjalime histerike dhe agresive gjoja në mbrojtje vetëflijuese për Kushtetutën.

Skam dashur të flas për këtë Reformë dhe anët e errëta të saj.. anët që kanë fytyrën e personazheve me makiazh politik që bëjnë si idealist të rradhëve të para..
I dhashë kësaj Reforme gjithë besimin tim profan.. por në rast se duart e Presidencës nuk i prihen me hanxharin e JO POLITIZIMIT TË KËSAJ REFORME besimi im.. do bashkohet me zhgënjimin e milion shqiptarve që janë poshtëruar në dekada nga ky binom gjakpirës politik-gjyqtar.

Burg dhe vetëm Burg për çdo gjyqtar miliarder që ka liruar vrasës, që ka shqyer dhe shkatërruar jetë dhe pronë shqiptarësh.. tju lejosh atyre të vazhdojnë të shijojnë pronat me gjak shqiptari.. ti lejosh të vazhdojnë të punojnë në atë sistem drejtësie që ata e poshtëruan dhe varrosën dhe akoma më skandal .. ti lejosh të bëhen Profetë e Profesorë të edukimit juridik të brezave të rinj.. ti je jo më pak.. por më i poshtër se ata !!!

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 007: 25/11/2020 15:20

    Vitore Tusha ka fashikzll e dosje ne SHISH per korrupsion w vertetuar me mhete te sifistikuara

    Përgjigju
  • Baba xhikja: 25/11/2020 12:40

    Eshte e patolerueshme qe nje njeri i lig si Ilir Meta,kryehajdut e injorant i lindur te zvarrise ngritjen e Gjykates Kushtetuese,ndeshkim per Vitore Tushen trushpelaren qe i duket vetja mbi ligjin se ka mbrojtjen e Ilir Metes,keta sharlatane duhen vene ne banken e te akuzuarve,dhe kjo tru laraska e drjtesise Vitore Tusha duhet te denohet,turp i madh per te qe behet vegel qorre ne duart e Ilir Kryemafjozit.

    Përgjigju
  • druvari: 25/11/2020 12:07

    ke shume te drejte, se pari duhen prere duart e presidentit kodosh qe flet cdo dite dhe na can trapin me mesazhe qe medjat tona i ashtuquajne mesazhe te koduara. Keto dekllarata te presidentit koke palare kokekateror, kokecepan dhe trupjerdhur jane nje grumbull fjalesh qe i vine nga bytha dhe i nxjerr nga goja e qelbur, se dyti duhet abandonuar ky trapppresident nga cdo medje qe te ndjehet i vetmuar deri sa tja fute vehtes si allendja i qillit

    Përgjigju
  • Kokeoalari trishtuar: 24/11/2020 20:46

    Herë e pare qe bindem....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?