Presidenti kinez Xi jinping

Bota
Top 24

Presidenti kinez Xi Jinping: Tajvani duhet t’i ribashkohet Kinës  

2 Janar 2019, 09:45| Përditesimi: 2 Janar 2019, 09:51

  • Share

Presidenti kinez Xi Jinping është deklaruar së fundi se populli i Tajvanit duhet të pranojë dhe do të  ribashkohet me Kinën. Në një fjalim që shënon dhe 40 vjetorin e përmirësimimit të marrëdhënieve mes dy vëndeve, presidenti kinez Xi Jinping ka përsëritur edhe një herë thirrjen e Pekinit për bashkim paqësor në bazë të një sistemi  të dy shteteve, transmeton BBC.

Presidenti, është deklaruar gjithashtu se askush nuk mund ta ndryshojë faktin që Tajvani është “Pjesë e Kinës” duke paralajmëruar se nuk do të përjashtojë edhe mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake  për të siguruar ribashkimin .

Bashkimi është një kërkesë e pashmangshme për ripërtëritjen e popullit kinez. Tajvani duhet të kuptojë se pavarësia do të sjellë vështirësi. Marrëdhëniet me Tajvanin janë pjesë e politikës së brendshme dhe ndërhyrja e huaj është e patolerueshme është deklaruar presidenti Kinez .

Pekini zyrtar  e konsideron ishullin si një provincë të shkëputur dhe komentet epresidentit kinez  Xi vijnë në pëputhje me politikën që prej shumë kohësh Kina po ndjek  në kuadër të ribashkimit.

Forcat kineze nacionaliste të kryesuara nga Chiang Kai-shek u arratisën në Tajvan në vitin 1949 pas humbjes së një lufte civile ndaj komunistëve.

Tajvani është i vetëqeverisur dhe de facto i pavarur, por Kina nuk e njeh Tajvanin dhe mes vendeve një traktat formal paqeje nuk është nënshkruar kurrë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?