Gustavo Petro

Bota

Presidenti kolumbian fajëson mafian shqiptare për atentatin ndaj rivalit: Do të destabilizojë Kolumbinë, janë juntë kundër shtetit

11 Qershor, 14:07| Përditesimi: 11 Qershor, 16:26

  • Share

Pasi tentuan të vrasin atë vetë, presidenti i kolumbisë Gustavo Petro akuzon mafian shqiptare së fshihet pas atentatit që iu bë kandidatit presidencial të opozitës Miguel Uribe.

Pasi partitë e opozitës thanë se qeveria e tij Petros nuk mund të garantojë sigurinë, presidenti kolumbian shpërndau një deklaratë në rrjetin social X ku thoë se aktet e fundit kanë patur si qëllim destabilizimin e vendit dhe autorët janë pjesë të një karteli mjaft të fuqishëm ndërkombëtar të drejtuar nga shqiptarët që veprojnë në vende të ndryshme të botës, në evropë lindjen e mesme dhe amerikën latine.

'I kemi goditur, kemi bërë përparim në Catatumbo, Micay dhe Nariño. Kemi kapur bosët e mafias shqiptare që punojnë në Dubai dhe Itali. Unë ekstradoj një gangster në ditë dhe shkatërroj 4.5 laboratorë kokaine dhe baza kokaine çdo ditë. Asnjëherë më parë nuk është sekuestruar kaq shumë kokainë sa gjatë administratës sime', tha ai.

Gustavo Petro e cilëson rrjetin e trafikut shqiptar si junta kundër shtetit, madje qëllimi I tyre sipas tij, është që të eleminojnë edhe vetë atë pasi I ka denoncuar dhe luftuar së fundmi.

'Mafia e ndërkombëtarizuar kolumbiane që është krijuar në Cali, Puerto Boyaca, Medellín, Barranquilla dhe Panama, dhe tashmë edhe në Dubai, më urren për atë që bëra dhe për denoncimin e tyre. Ata janë infiltruar në shtet dhe politikë dhe po kërkojnë të më vrasin dhe të shkatërrojnë qeverinë', tha ai. 

Në fund të muajit Maj, Presidenti kolumbian reagoi pas arrestimit të kreut shqiptar të organizatës mafioze në Ekuador Dritan Gjika. Grupi i tij mafioz sipas presidentit kolumbian, kontrollon një rrjet prokurorësh dhe portin strategjik të Buenaventurës përmes lidhjeve të krijuara në njësinë hetimore kolumbiane. Ai I akuzoi ata se kanë tentuar ekzekutimin e tij në disa raste.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?