Ana Brnabiç nuk është gjë tjetër veçse zëdhënëse dhe korrierë e Aleksandër Vuçiçit. Kështu u shpreh presidenti kroat Zoran Milanoviç i cili komentoi vizitën e djeshme të kryeministres serbe në Zagreb. Ai bëri thirrje që Serbia të ndryshojë marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe t’i sigurojë Kroacisë një listë të të vrarëve.
"Ata ende po flasin për spastrim etnik në Kroaci, gjenocid" tha Milanović. Serbia duhet t'i japë fund marrëdhënieve të tilla me Rusinë dhe të tregojë se ku qëndron duke qenë se ka kaluar një vit nga lufta në Ukrainë”- është shprehur Milanoviç, shkruajnë mediat kroate.
Për Këshillin Kombëtar Serb (SNV), Milanovic pretendon se ai nuk përfaqëson serbët në Kroaci. Ai shtoi se shqetësohet kur presidenti i kësaj partie flet në parlament për spastrimin etnik duke i kërkuar që mos të flasë më këtë gjë.
Milanoviç thotë se nuk pret asgjë nga vizita e paralajmëruar e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç në Suboticë të Serbisë në fund të qershorit.
Ai kërkoi që Serbia t’i japë Kroacisë listat e personave të vrarë gjatë spastrimit etnik dhe më pas të ndryshojë qasje në arenën ndërkombëtare nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.