Presidenti Zoran Milanoviç dhe Kryeministri Andrej Plenković ndodhen në Petrinja pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin. Presidenti Zoran Milanoviç dhe Kryeministri Andrej Plenkoviç vizituan qendrën e Petrinja.
"E tmerrshme! Çfarë tmerri!, këto ishin edhe fjalët e para të presidentit të vendit Milanoviç.
"Ushtria është këtu. Kazermat mund të strehojnë disa qindra njerëz, familje. Por ... është një tmerr. Ishte një vit i vështirë, i tmerrshëm. Ky është si të shtosh edhe një dhimbje listës me dhimbje pa fund. Kjo do të ndërtohet, por një njeri, një fëmijë humbi jetën. Vitin e kaluar tërmeti më i fortë ishte në Durrës, Shqipëri, 6, 4 ballë. Kjo është praktikisht e së njëjtës forcë”, tha presidenti.
Dhe vazhdoi fjalën e tij duke thënë se këto raste, godisin më rëndë të varfërit.
“Gjithmonë godet më të varfërit. Dhe ky qytet është i varfëruar, ju e shihni, ka ndërtesa që janë ndërtuar me shumë se 150 vjet më parë," tha ai.
Ai theksoi se mbështetet në ndihmën e BE për rindërtimin, njëjtë siç ndodhi me Shqipërinë vitin e kaluar.
Intensiteti i tërmetit shkatërrues u vlerësua në shkallët VIII-IX të EMS dhe u ndie, sipas qytetarëve, në Slloveninë fqinje, në Maribor dhe në kryeqytetin Ljubljanë.
Lajmi kryesor: