Politikë

'Jemi si 11 vite më parë'/ Meta kujton paktin PD-PS në 2008, LSI-ja si beson Bashës

7 Shtator 2019, 09:06| Përditesimi: 7 Shtator 2019, 10:55

  • Share

TIRANE-Në 15-vjetorin e LSI-së ish-kryetari i kësaj force, tashmë President, Ilir Meta kujton ndryshimet Kushtetuese Rama-Berisha të vitit 2008. Kreu i shtetit thotë se beteja për parimin e ndarjes se pushteteve edhe sot është aktuale si 11 vite më parë.

"Ne kurrë nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit, sepse për ne parimi i ndarjes se pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës" thotë Presidenti 11 vite më parë, teksa statusin e shoqëron me një video gjatë një mitingu elektoral, ndërsa shkruan "Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë".

Mesazhi vjen një ditë pasi ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti deklaroi në Report Tv se partia e tij nuk ka besim te Lulzim Basha prandaj i ka kërkuar që në tryezën e dialogut me shumicën të ketë përfaqësues edhe LSI-ja.

Mbrëmë LSI-ja festoi 15 vjetorin, por Ilir Meta nuk ishte i pranishëm. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se presidenti ka pasur ftesë të posaçme për të qenë pjesë e gostisë por siç duket ka zgjedhur të mos shkojë.

Komento

Komente

  • Ky eshte thjeshte nji Sharlatan ,intrigant: 07/09/2019 09:28

    nji maskara tipik ,qe perfito nga injoranca e atij populli e kokretisht atyre ,qe per interesa mbijetese ,ka ardhur ga rrethet e Tiran e ju bashkua ktij Thesi me Mut qe qelb ne cdo hapje goje . Ky eshte nji xerro politikan por nji mashtrues e intrigant Tizar , gje gjeti terren ktu ne kte Oqean Injoratesh ,e fukarenje ,nji politika i tipit ku nuk exziston ji Shoqeri e kosoliduar e vertete qytetare ,por Turma bagetish , qe presin ti fusin er Stallat e tyre Barinjt e Politikes se Tufave mjerane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?