Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefja e diplomacisë finlandeze Elina Valtonen

Kryeministri Kurti pret shefen e diplomacisë finlandeze: Kosova synon hyrjen në NATO

5 Shtator, 20:12| Përditesimi: 5 Shtator, 20:21

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim shefen e diplomacisë finlandeze Elina Valtonen me të cilën bisedoi mbi raportet ndërmjet dy shteteve, bashkëpunimin në ekonomi, zhvillimet rajonale dhe nevojën për një BE dhe NATO më të fuqishme në dritën e invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Kurti shprehu falënderimin e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, përfshirë përkrahjen në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimin evropian, kontributin në siguri dhe sundim të ligjit, si dhe në zhvillimin social dhe ekonomik.

"Është një nder dhe kënaqësi e madhe që ju mirëpresim sot në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, e cila ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendin tuaj. Ne e vlerësojmë lart vizitën tuaj dhe mezi presim që të zgjerojmë bashkëpunimin në fushat ekzistuese por edhe në fusha të reja", tha ai.

Kurti uroi Valtonen, shtetin e Finlandës dhe popullin finlandez për anëtarësimin në NATO në prill 2023, duke theksuar se anëtarësimi në Aleancën Veri-atlantike është po ashtu qëllim i Kosovës, që sikurse Finlanda kufizohet me një fqinj autokrat dhe agresiv që rrezikon paqen dhe sigurinë rajonale./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?