Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar ministren e Arsimit të Francës, Nicole Belloubet, që në shkollat e vendit të zhvillohen orë diskutimi për antisemitizmin.
Me këtë iniciativë ai dëshiron të sigurojë që "gjuha e urrejtjes" të mos “infektojë” institucionet arsimore.
Sipas medias franceze Liberation, ky vendim vjen një ditë pas ngritjes së aktakuzës ndaj tre adoleshentëve, për përdhunimin e një 12-vjeçareje izraelite, në Courbevoie (Hauts-de-Seine), si dhe për antisemitizëm.
Pas shpërthimit të luftës midis Hamasit dhe Izraelit, aktet antisemitike u rritën ndjeshëm në Francë.
Sipas shifrave të qeverisë për tremujorin e parë të 2024 janë shënuar "366 akte antisemitike" midis janarit dhe marsit, rritje prej 300%. krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2023.
Në janar, Këshilli Përfaqësues i Institucioneve Hebraike të Francës (Crif) gjithashtu raportoi shumëfishimin e të këtyre rasteve në një vit, duke shkuar nga 436 në 2022 në 1676 në 2023.