Stevo Pendarovski

Presidenti maqedonas uron në shqip për 115 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Krenarë që shqiptarët janë pjesë e Maqedonisë së Veriut

22 Nëntor 2023, 11:54| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 11:59

  • Share

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski me rastin e 115 vjetorit të alfabetit të gjuhës shqipe ka uruar në shqip të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Pendarovski shkruan se bashkimi i alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, ishte hap kyç për kodifikimin e gjuhës shqipe.

“Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe para 115 vjetësh, pikërisht në Manastirin tonë, si hap kyç për kodifikimin e gjuhës shqipe, është pa dyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve. Frutat e këtij akti krucial politik dhe kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë.  Jemi krenarë që sot bashkësia shqiptare është pjesë e pandashme e Republikës shumëkulturore dhe shumetnike së Maqedonisë së Veriut. Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”- shprehet Pendarovski në facebook.

Sot shënohen plot 115 vite nga 22 nëntori i vitit 1908 ku u mbajt Kongresi i Manastirit Kongresin i shënuar si Dita e Alfabetit Shqip, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?