Ish-lideri i Uruguait, Jose Mujica

Bota

“Presidenti më i varfër” i botës refuzon edhe pensionin

17 Gusht 2018, 00:55| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 01:29

  • Share

Ish-lideri i Uruguait, Jose Mujica, që ishte quajtur “presidenti më i varfër i botës” për stilin e tij modest të jetesës, ka thënë se nuk dëshiron pension për kohën që e ka kaluar si senator.

Mirëpo, Mujica ka dhënë dorëheqje të martën nga posti i senatorit, të cilin e kishte mbajtur që nga 2015-ta, kur i kishte skaduar mandati pesëvjeçar si president.

Ai është shprehur se nuk do ta çojë deri në fund mandatin e senatorit, deri më 2020, pasi që ishte “i lodhur, pas një rrugëtimi të gjatë”.

Ish-rebeli i krahut të majtë i ka 83 vjet mbi supet e tij.

Ish-presidenti e ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij përmes një letre dërguar kreut të Senatit, Lucia Topalonskyt, e cila është edhe nënpresidente e Uruguait dhe bashkëshorte e Mujicas tashmë 13 vjet.

Përmes asaj letre ai ka thënë se “motivet e dorëheqjes janë personale, do t’i quaja ‘lodhje pas një rrugëtimi të gjatë’”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?