Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është dekoruar këtët të martë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin e lartë të vlerësimit “Merita të veçanta civile”.
Teksa organizoi një ceremoni të veçantë solemne, kreu i shtetit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë për vendin tonë në proceset e integrimit nga ana e ish-ambasadorit Arvizu , ndërsa e cilësoi atë një mik të paharrueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”, është shprehur presidenti Meta gjatë ceremonisë.
Nga ana e tij,ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e Tij për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë.
Në ceremoninë e ditës së sotme,morën pjesë personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ish-Presidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Kujtojmë që pas përfundimit të mandatit të tij 4 vjeçar si ambasador i SHBA në Tiranë, nga viti 2010 deri në janar të vitit 2015, Aleksandër Arvizu u emërua në Departamentin Amerikan të Shtetit. Aktualisht, ai është i emëruar këshilltar i lartë për Çështjet e Azisë Lindore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Komente
