Presidenti Ilir Meta

Presidenti Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

26 Mars 2020, 13:45| Përditesimi: 26 Mars 2020, 15:20

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e ligjit për pajisjet mjekësore. Ky projektligj i miratuar në 5 mars në Kuvend synon përmirësimin të procedurave që lidhen me importimin, blerjen dhe prodhimin e pajisjeve mjekësore, në kushtet kur vendi jonë po përballet me emergjencën e krijuar nga kornavirus.

Ligji për pajisjet mjekësore bën të mundur që për herë të parë pajisjet mjekësore të rimburësohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sipas procedurës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Të gjitha pajisjet mjekësore, që vendosen në treg në Republikën e Shqipërisë, duhet të regjistrohen në Regjistrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore, që mbahet nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Do të ketë rregulla edhe për blerjen e pajisjeve online të mirëpërcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të monitoruara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Në ligj janë të përcaktuara qartë edhe 8 masat administrative të cilat do të vendosen nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjobat nisin nga njëqind mijë lekë deri në 1 mln lekë, sipas problematikave të konstatuara.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 26/03/2020 13:49

    E llogarite 7% per vete o hajdut?

    Përgjigju
    • high: 26/03/2020 14:56

      ca 7% mor shok, rrite pak se jena kohe emergjencash hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?