Politikë

Presidenti Meta dekreton tre ligje, për taksat vendore dhe dy marrëveshje me Zvicrën dhe Turqinë

3 Gusht 2020, 14:19| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 14:21

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje tre ligje, të cilat kanë të bëjnë me sistemin e taksave vendore dhe dy ratifikim marrëveshjesh të tjera midis vendeve.

Përsa  i përket ligjit “Për sistemin e taksave vendore” Meta deklaron se ky ndryshim i miratuar si propozim deputetësh, lehtëson procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, duke e thjeshtëzuar dhe ndarë procesin nga verifikimet që kryhen nga Bashkia për vlerësimin dhe komunikimin e vlerës së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas sipërfaqes ndërtimore.


Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 3 ligje, si më poshtë:

1. Ligjin nr. 98/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

Ky ndryshim i miratuar si propozim deputetësh, lehtëson procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, duke e thjeshtëzuar dhe ndarë procesin nga verifikimet që kryhen nga Bashkia për vlerësimin dhe komunikimin e vlerës së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas sipërfaqes ndërtimore.  Mirëpritet nisma për shfuqizimin e detyrimit për parapagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa përmbyllur ende procesin e legalizimit.

2. Ligjin nr. 99/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023)”.

Konfederata Zviceriane mbetet një nga nxitësit e rëndësishëm për zhvillimin e ekuilibruar dhe të qëndrueshëm shoqëror e ekonomik të shtetasve shqiptarë, sipas politikave dhe praktikave të Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje është një mbështetje e drejtpërdrejtë e institucioneve përgjegjëse për zhvillimin rajonal.

3. Ligjin nr. 100/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje reflekton vullnetin e vazhdueshëm disavjeçar të Republikës së Turqisë për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Republikën e Shqipërisë, përmes kontributeve të drejtpërdrejta për Forcat e Armatosura të vendit tonë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, jepet kontribut financiar për blerjen e shërbimeve dhe mallrave për qëllime ushtarake, duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?