Ilir Meta

Presidenti Meta e sekretar Ylli ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit

12 Gusht 2022, 11:36| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 11:37

  • Share

Pas pesë vjetësh përpëlitjesh u largua nga posti i presidentit Ilir Meta, me krahë të lehta. Iku, po la pas kujtime që nuk “vdesin” kurrë, duke u krenuar se unë jam burrë, jam Skrapalli, që nuk më del para njeri, se e fshi, e për të mos marrë sy, si kripa në ujë u shkri. Sa qe president, foli e çfarë nuk foli, shembuj heroizmi e trimërie solli, duke kërcënuar se unë jam Vojo Kushi e Mic Sokoli.

Megjithëse mazhoranca e paditi për shkarkim, u tregua “trim”, pa lagur doli si përfundim. Është i vetmi president që do mbahet mend për dekorata me lopata dhe deklarata me sfurqe e sopata, duke ecur në gjurmët e mikut të tij të ngushtë “non grata”. E mori partinë, që ja la trashëgim për pesë vjet zonjës Monika dhe u kthye në krye të partisë po me një emër tjetër, që të merr “frika”. Partinë familjare të trashëgimisë, të LSI-së, e quajti “ Partia e Lirisë”, që t’i kthejë buzëqeshjen Shqipërisë, bashkë me “Foltoren” e Salisë.

Tani që e mori partinë Iliri, do shkëlqejë nga floriri, janë në garë me Saliun, kush është më i miri. Në opinionin shoqëror, duket pak komike, që sot kemi “Foltoren në vend të Partisë Demokratike dhe “Partinë e Lirisë”, në vend të “LSI-së”, por ky është fati i Shqipërisë dhe fundi i komedisë. Në politikë, si dy vëllezër siamezë janë rritur dhe pse akuzohen për spiun të stërvitur, bashkë janë përgatitur dhe në kupolën e pushtetit janë ngjitur. Për presidentin Meta populli shqiptar është “Krenar” , jo vetëm për trimëritë e tija që s’kanë kandar dhe të sharë dhe s’ka më për t’i parë, se dekoroi të mençur e të marrë, duke bërë Pazar, s’mbeti shqiptar dekoratë pa marrë.

“Mjeshtrat e vegjël” i bëri “mjeshtra të mëdhenj”, “turpin e kombit” e bëri “ nderi i kombit”. Të dekoruarit janë në mazhorancë, ndërsa të pa dekoruarit në minorancë, të tjerët janë vakancë. Presidentit legjendar i ka dhembur koka, sa që dekoratat i ktheu në qoka, i ka parë me largpamësi, ky është kontigjent elektorati për LSI. Presidenti ynë i “nderuar”, nuk ka përtuar për të dekoruar, shumë persona që se kanë merituar dhe me zgjuarsi i ka motivuar, luftëtarët që kanë luftuar. Luftëtarëve për liri, në luftërat me Greqi e Turqi, në luftën e Tanzimatit, Dervish Ali Dukatin, Presidenti nuk mungoi me dekoratën “Naim Frashëri” e dekoroi. Po Dervish Aliu, nuk ishte mësues letërsie, por luftëtar lirie, por presidentit kështu i ka hije, se fyellit në një vrimë i bije.

Shumë të dekoruar kanë qenë të pa propozuar, nga asnjë institucion i autorizuar, por presidenti i ka motivuar duke i fallcifikuar. Propozimet e Shoqatës Labëria, nuk i ka aprovuar, por në emër të shoqatës Labëria ka dekoruar, duke abuzuar dhe kur kemi biseduar, janë justifikuar se organizatat e fshatrave i kanë propozuar. Presidencës nuk i mungon kultura, se dihet, që për dekorime janë përcaktuar nomenklatura dhe janë ngritur struktura,që duheshin respektuar, por presidenca jonë e “nderuar”, i ka neglizhuar dhe sipas dëshirës së njëshit ka vepruar.

Kandidaturat e propozuara nga Shoqata Labëria kanë qenë gazetarë e shkrimtarë, që tituj të lartë kanë marrë, por nga presidenti në konsideratë s’janë parë. Presidenti jonë i “lënduar”, nuk ka harruar, edhe pse të nesërmen ishte duke u larguar, korifeun e letrave shqipe ka dekoruar. Jam befasuar, kur më kanë lajmëruar, për të asistuar, se pak orë që presidentit i kanë “tepruar”, Të madhin Dritëro Agollin ka dekoruar, kur të nesërmen ishte duke u larguar, mbas dite në orët e vona ceremoninë ka organizuar. Dritëroin e ka dekoruar populli shqiptar, për madhështinë, modestinë si njeri, e talentin e tij të rrallë si shkrimtar. Ishte një lajthitje, harresë, apo sajesë e stilit presidencial, që me dinakërinë e tij nuk të fal, bën dekorime për kapital, pasi e ndien veten në hall.

Presidenti ynë i “nderuar”, u largua i pikëlluar, se mos ka ngelur ndonjë militant pa u dekoruar. Dekoratat janë zhvlerësuar, sa që mëndja më ka shkuar, kush është dakord për t’u bashkuar me mua, për solidaritet i dua, t’i djegim dekoratat para presidencës, për t’i dhënë një përgjigje prepotencës dhe arrogancës presidenciale, se dekorimet ngjajnë me karnavale, tepër banale.

Presidenti Meta e sekretar Ylli do mbahen mend gjatë në kujtesën e publikut si kavalier, që s’lanë shqiptar pa i bërë nder. Presidenti Meta e sekretar Ylli, ikën të penduar, pa dekoruar dhe kafshët e pyllit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/08/2022 03:55

    Shume keq qe kafshet kane mbetur pa dekorate nga Likja,por ka vende si U.S qe cdo shtet i saj ka kafshen simbol per cdo shtet p.sh:California ka grizlin,Florida-manatine dhe delfinin,Massachusetts-Boston terrier,NY-beaver,e keshtu me rradhe (listen e plote e gjeni on-line).Sikur Likja t'a dinte kete gje,me siguri cdo zone ne Shqiperi do t'i gjente kafshen,shpendin,peshkun,apo zogun simbol te tij,nje fare //dekorate// ala Like.Vras mendjen ke do te zgjidhte per te qene simbol i vendlindjes se tij?!

    Përgjigju
  • Fatmiri: 13/08/2022 02:51

    Pershendetje Ago QENKE I FORTE PER BEJTE,por nuk e kuptova pse nuk i vargezon ?

    Përgjigju
  • Bobo: 12/08/2022 18:37

    Vec ket temin ngeli pa dekoru kokplenci Skraparit

    Përgjigju
  • Joni: 12/08/2022 12:46

    Dhe kafshet e pyllit kishin ngel pa dekoruar keta te shkretet

    Përgjigju
  • Gerjon: 12/08/2022 12:45

    Hahah me thene te drejten dekoruan trecerekun e shqiperise, lan nam

    Përgjigju
  • Xani: 12/08/2022 12:18

    Desha i dekorat me mar edhe un se ky ska len njeri pa dekoru hahahah

    Përgjigju
  • Ledio Topi: 12/08/2022 12:17

    Gjynaf ca kemi pas ne presidence 5 vite pz

    Përgjigju
  • Keno: 12/08/2022 12:17

    Me pelqen shkrimi yt o Ago. Po dhe ti ama nuk le me pjanece e ish-kooperativist pa dekoruar si "Nderi i Laberise". I fusni dhe nje mish e raki ne fund e ca kenge labce te improvizuara qe detyrimisht i paguan "Nderi i Laberise".

    Përgjigju
  • indrit: 12/08/2022 11:45

    tpakten le te themi shyqyr qe iken dhe spo i shikojme më se na u bezdisen

    Përgjigju
  • alma: 12/08/2022 11:44

    ato dekorimet qe beri likja ishin me te vertete per te qeshur. la nam

    Përgjigju
  • Blerim: 12/08/2022 11:43

    Iliri 5 vjet beri qoka plot sla njeri pa i dhene dekorate

    Përgjigju
  • Arber: 12/08/2022 11:43

    Imagjino te marresh dekorate nga nje spiun i ish sigurimit pupu asnje lloj kenaqesie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?