TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka emëruar Komandantin e ri të Forcës Detare, Adnan Agastra. Në dekretin e firmosur ditën e sotme, Meta njofton se Agastra do të zëvendësojë Ilir Xhebexhinë, i cili është larguar për arsye që nuk dihen ende.
"Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,
Neni 1/ Kundëradmiral Adnand Dëfrim AGASTRA, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, emërohet “Komandant i Forcës Detare”. Neni 2/ Ky dekret hyn në fuqi menjëherë", thuhet në njoftim.
Agastra ka qenë më herët Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes, në Forcën Detare. Ndërsa gjenerali Xhebexhia u emërua në këtë post në vitin 2020, teksa më herët ka shërbyer si zëvendëspërfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO, atashe ushtarak në Mbretërinë e Belgjikës dhe jorezident në Republikën e Francës. Ai gjithashtu është vlerësuar me disa medalje e dekorata për arritje në fushën ushtarake.
Me behet shume qejfi qe u vendon nje djale nga Orikumi ,dembabadem familje detare.Urimet e mia nga une Artan Mazllem Hysi
PërgjigjuTe lutmur qe erdhi nje detar. Uroj qe qe mos ta bejk me keq se ce kane bere.