Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në sesionin e Forumit IX Global të Bakusë për “Një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, ku ka folur kundër Ballkanit të Hapur. Meta thotë se duhet të fokusohen në zbatimin e Procesit të Berlinit dhe të mos ketë shpërqendrim me qasje alternative paralele.
“Bashkimi Europian nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më i madh në arenën ndërkombëtare pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne e konsiderojmë mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizatorin kryesor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit dhe të mos shpërqendrohemi si dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele jo gjithëpërfshirëse. Pse Procesin e Berlinit? Sepse Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri”, tha Meta.
Ndër të tjera theksoi se procesin e Berlinit e mbështesin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Ballkanin e Hapur jo, ndonëse i vetmi lider që nuk e mbështet është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces. Vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur! Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në. Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit ka instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes. Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare.
Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid. Procesi i Berlinit përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian”, tha Meta.
Presidenti Meta tha se përshëndet përkushtimin e Kancelarit të ri të Gjermanisë së fundmi në rajonin tonë për përshpejtimin e Procesit të Berlinit dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, por edhe për njohjen reciproke.
shume shpejt sa te ikesh nga presidenca ishalla te bejn nji kotroll te mire dhe te perfundosh mbas hekurave aty ku e ke vendin
Përgjigjuballkani i hapur eshte bere si je menyre qe shtetet qe jane kaq afer gjeografikisht te perdorin burimet e njeri tjetrit dhe te lehtsojne masat ne te mire te perbashket te tyre
PërgjigjuPo ik mor flet ky krimineli me i madh i vendit tone,ballkani i hapur nisma me e mire
PërgjigjuFlet Meta!!!!! Krimineli me i madh i Shqiptarve me i korruptuari vendit
Përgjigjupo kte kur do e fusin ne burg se ngeli tu leh hajduti me i madh qe ka njoh historia shqiptare.
Përgjigjuky duhet fut ne burg bashke me non graden se punojne kunder interesit te shqiptareve plehrat
Përgjigjuballkani i hapur eshte nisma me e mir qe i ka ndodhur shqiperise per vete faktin se do kemi shum perfitime pozitive ne investime ne atraksione te ndryshme
Përgjigjumeta nduhet te te jete me i vemendshem ndaj vendimeve qe jepen nga qeveria sepse cdo gje shkon n te miren e vendit tone! sidomos ballkani i hapur i cili na ndihmon ne zgjerimin e investimeve , perfitime e jo vetem
Përgjigjupo like po vec te hedhesh balt di ti dhe president me demek turp per ty qe sja do tmiren shqiperise
Përgjigjuballkani i hapur eshte nisma me e bukur qe qeveria e rames mund te merrte pasi eshte nje nisme ne te miren e vendit tone
Përgjigju