Ilir Meta dhe Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier

Politikë

Presidenti Meta i jep shtetësinë shqiptare motrës së Mbretëreshës Geraldinë

12 Nëntor 2018, 21:11| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 21:16

  • Share

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, motrës së Mbretëreshës Geraldinë.

Kreu i shtetit shqiptar thotë në postimin e tij në Facebook se pavarësisht se ka kaluar 90 vjet, ajo vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët

Ilir Meta

Kujtojmë që në datë 8 dhjetor 2017, Presidenti e nderoi motrën e Mbretëreshës me Dekoratën “Nënë Tereza” për kontributin në ndihmë të fëmijëve të sëmurë e familjeve shqiptare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?