Presidenti i vendit Ilir Meta ka kërkuar që qeveria që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura në Shkodër.
Presidenti Meta ka kërkuar nga rrjeti social Facebook që qeveria të vlerësojë me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe të mos i lërë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës.
Meta bën thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre.
Presidenti Meta ka zbuluar edhe bisedën me kryebashkiaken e Shkodrës, Ademin sipas së cilës gjendja është e rënduar dhe kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet shtetërore.
'QEVERIA TË SHPALLË GJENDJEN E FATKEQËSISË NATYRORE NË ZONAT E PËRMBYTYRA NË SHKODËR! Situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumnjëve Drin dhe Buna, po shkon drejt ekstremeve të paparashikuara.
Liqeni i Shkodrës, që ka shkuar në kuota maksimale ka përmbytur tashmë lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, ku niveli i ujit raportohet të jetë 40-50 cm. Në pak ditë, sipërfaqja e tokës nën ujë nga 1540 hektar është rritur në rreth 4000 ha dhe sipas paralajmërimeve të sotme të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet zgjerim i zonave të përmbytura, veçanërisht në NënShkodër dhe afër Liqenit të Shkodrës.
Alarmi i dhënë dhe situata në terren është shumë serioze dhe kërkon vëmendjen e veçantë të Qeverisë dhe pushtetit vendor, që pa vonesa të mëtejshme duhet të marrin të gjitha masat efektive për evakuimin e familjeve të rrezikuara nga uji, si dhe të bagëtive, që priten të izolohen.
Sot bisedova edhe me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, znj.Voltana Ademi, e cila më informoi në detaje për gjendjen e rënduar dhe shqetësimin e drejtë të saj për përkeqësimin e mundshëm të situatës, që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e autoriteteve shtetërore përgjegjëse.
Duke i garantuar të gjithë mbështetjen institucionale, kërkova prej saj, që Bashkia e Shkodrës të jetë në lartësinë e përmbushjes me përgjegjshmëri të detyrave në këtë situatë tepër të rënduar dhe të ketë në fokus kryesor shëndetin dhe jetën e banorëve.
Duke vlerësuar me përgjegjësi maksimale gjendjen e raportuar i bëj thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre.
Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të vlerësuar me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe për të mos i lënë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës, të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe të kenë të gjithë vëmendjen dhe ndihmën e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë tepër të vështirë, të rënduar edhe për shkak të pandemisë COVID-19.'- shkruan Meta.
Reshjet e dendura kanë sjellë edhe përkeqësim të situatës së përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës. Forcat e Armatosura kanë shtuar praninë në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur dhe pushtetit lokal për të përballuar situatën.
Likja eshte bere si imazhi i nje vampiri me kostum... fytyra e shemtuar e djallit... fytyre e fatkeqesine ..
PërgjigjuIlir Metmuti hajduti.
PërgjigjuKy eshte me te vertete I lajthitur...ky njeri ogurzi she kobndjelles la marr rrolin e lajmetarit te vdekjes...zhdukeni sa me pare kete viruspresident duke ja kursyer agonine e dhe makthet e burgut per krimet qe ka bere kunder popullit shqiptar por edhe duke cliruar Shqiptaret nga ky njeri sketerre qe mban peng dhe kercenon te ardhmen e vendit...nuk ka shqiptar qe nuk e urren kete president lolo dhe gruan e tij qe eshte katandisur si nje Kuceder e lajthitur qe te grabis pushtetin dhe te vjedh e vrase Shqiptaret me ane te bandes kriminale lsi
Përgjigju