Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë dorëzimit të titullit të nderit ish-futbollistit të kombëtares

Kronikë

Presidenti Meta nderon me titull ish-futbollistët shqiptar të Ekipit Kombëtar: Model frymëzimi për brezat  

8 Shkurt 2019, 21:31| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 21:41

  • Share

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të 67-të të Lutjeve, Presidentit i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dy ish-futbollistët e shquar të Kombëtares shqiptare, Koço Dinella dhe Frederik Gjinali.

Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Ambasadën shqiptare në kryeqytetin amerikan, Presidenti Meta i dorëzoi zotit Koço Dinella, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe kontributin e vyer në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të rralla si portier i shkëlqyer në ekipin ‘Skënderbeu’ dhe atë Kombëtar; për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën  ndërkombëtare”.

 Ndërsa zoti Frederik Gjinali u vlerësua nga Presidenti Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh”: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në arritjet e skuadrës së futbollit ‘Dinamo’, si dhe përfaqësimin dinjitoz me Ekipin Kombëtar Shqiptar, veçanërisht me rezultatin në ndeshjen me Gjermaninë (1967)”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?