Presidenti Meta në Vajzë, nderon poetin Ali Asllani: A me hir a me pahir, doemos do rroj i lirë

28 Gusht 2020, 11:03| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 11:04

  • Share

Pas vizitës në kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut, Presidenti Ilir Meta është ndalur në fshatin Vajzë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në “Facebook”, ku ndër të tjera ka cituar edhe disa vargje nga poeti Ali Asllani, i lindur në këtë fshat.

Presidenti Meta nuk ka nguruar të shprehë përuljen për poetin e ndjerë, për të cilin shprehet se veprat e tij kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe demokraci.

"Jam vlonjat dhe trim me besë,

Rreth flamurit di të vdesë,

A me hir a me pahirë,

Doemos do rroj i lirë!"

Në Vajzë, vendlindjen e poetit të shquar të Lirisë, Ali Asllani, vargjet e ndritura të të cilit kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe progres demokratik.

Nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e Tij aktuale në çdo kohë,"-shkruan Meta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ramadan Ferraj: 29/08/2020 22:08

    Ky virani që ka zaptuar shtetin pse s'thotë një fjalë të mirë për rrugën e Labërisë. Bravo Vlora ja ke futur sa krahu, po ku dëgjon ajo racë e keqe.

    Përgjigju
  • Ramadan Ferraj: 29/08/2020 22:04

    Sa bukur e ke gjetur me vënd "Vlora" Po ku dëgjon kjo racë e keqe që ka zaptuar shtetin. Mbase Vlora Vlora ja bën forra.

    Përgjigju
  • Vlora: 28/08/2020 11:21

    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarrë, ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! Dhe zotrote kullurdise, diç u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?